LAJMI I FUNDIT:

Një milion shkarkime në ditën e parë të Mac App Store

Një milion shkarkime në ditën e parë të Mac App Store

Apple ka njoftuar se qysh ditën e parë të lansimit të shërbimit Mac App Store janë shkarkuar mbi një milion aplikacione. Aktualisht ky dyqan online i bazuar në iTunes në ofertë ka mbi 1.000 aplikacione.

“Jemi të impresionuar me përgjigjen e pabesueshme”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Apple Steve Jobs, duke shtuar se programuesit kanë bërë një punë të shkëlqyeshme dhe se përdoruesve u pëlqen thjeshtësia dhe kënaqësia që u ofron Mac App Store.

Në një milion aplikacione të shkarkuara janë përfshirë edhe aplikacionet pa pagesë edhe ato të cilat paguhen, megjithatë nuk ka zbuluar se sa prej së cilës kategori prej tyre janë shkarkuar.

Megjithatë, qysh javën e parë të hapjes është zbuluar një lëshim i cili piratëve u mundëson të futen në Mac Store, dhe në mënyrë të paligjshme dhe krejt pa pagesë të shpërndajnë aplikacionet. /Telegrafi/