Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Norfolk të Anglisë, ku një lopë e madhe përfundoi e bllokuar në një kanal.

Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, kafsha kishte hyrë në ujë për t’u freskuar, por nuk arriti të dilte më.


Në vendngjarje ndërhynë ekipe të specializuara të shpëtimit ujor dhe atij të kafshëve.

Ata arritën t’i vendosin një rrip lopës dhe ta tërheqin nga uji me sukses.

Më pas, lopën e ”udhëzuan” drejt rrjedhës së sipërme ku ajo u bashkua me tufën.

Zjarrfikësit e përmbyllën njoftimin me humor, duke e quajtur ngjarjen “një fund të mrekullueshëm për një histori të veçantë”. /Telegrafi/