Site icon Telegrafi

Një ishull në Itali thuhet se ka më shumë Fiat Panda se sa njerëz

Fiat krijoi një film dokumentar të quajtur “Pandelleria”, duke vënë theksin mbi numrin mbresëlënës të Panda në ishullin italian të Pantelleria.

Prodhuesi i automjeteve ia kushtoi filmin punëtorëve të fabrikës Pomigliano d’Arco në Itali, shtëpia e prodhimit të gjeneratës të Fiat Panda, përcjell Telegrafi.

Filmi sugjeron që Pantelleria ka “më shumë Panda se sa njerëz”, gjë që është e vështirë të besohet për një vend me një popullsi prej 7,335 individësh.

Sidoqoftë, pretendimi se ishulli ka “dendësinë më të madhe të Panda në botë” tingëllon i saktë.

Përveç Pantelleria e cila ndodhet në Sicili, modeli është një pamje dominuese në vendet turistike të vendeve të Mesdheut.

Filmi dokumentar thuhet se tregon 14 banorë të Pantelleria, të cilët pavarësisht nga profesionet dhe prejardhjet e tyre të ndryshme, të gjithë kanë të përbashkët dashurinë e tyre për makinën ikonë të qytetit.

Ndryshe, kanë kaluar më shumë se katër dekada që nga debutimi i gjeneratës së parë Panda në Motor Show 1980 në Gjenevë. /Telegrafi/

Exit mobile version