Ambasadori i markës Opel, është imazhi i gjeneratës më të re të kësaj veture kompakte që vjeshtën e kaluar pati premierën botërore.
Tani Jürgen Klopp ka marrë veturën e re Opel Astra Plug-in Hybrid në Liverpool të Anglisë, transmeton Telegrafi.
“Hapi im i parë drejt elektrifikimit të veturës. Tani po vozis motor elektrik – emocionuese”, thotë fituesi i dyfishtë i çmimit të “trajneri më i mirë” nga FIFA.
Falë motorit që prodhon 180 kuaj-fuqi, vetura e tij e re është e përkryer kur bëhet fjalë për aspektin ekonomik dhe performansat.
Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 7.6 sekonda, e deri në 60 kilometra në orë mund të lëvizë vetëm me ndihmën e motorit elektrik. /Telegrafi/