Një hotel me 4 yje në qendër të Shkupit ka vjedhur energji elektrike, gati sa nuk i vuri flakën një ndërtese
Një vjedhje e madhe e energjisë elektrike është zbuluar në qendër të Shkupit, njoftoi Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Nga atje njoftojnë se një hotel me 4 yje në rrugën "Lui Paster" ishte i lidhur ilegalisht me rrjetin dhe kishte rrezik zjarri.
"Gjatë një inspektimi teknik të një ndërtese banimi ngjitur me një hotel në rrugën "Lui Paster", ekipet tona gjetën tre kabllo të paligjshme dhe të djegura si pasojë e ngarkesës së tepërt. Kabllot u shkëputën menjëherë sepse paraqisnin një rrezik të përgjithshëm të drejtpërdrejtë dhe të madh zjarri.
Gjatë një inspektimi shtesë, u përcaktua se hoteli ishte rilidhur me një nga kabllot e paligjshme. Ekipet u penguan në kryerjen e detyrave të tyre me hyrjen në ndërtesën e hotelit.
Rasti është dokumentuar dhe është paraqitur një raport në Ministrinë e Brendshme për lidhje të paligjshme në rrjet dhe shkaktim të një rreziku të përgjithshëm zjarri", njoftoi Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike./Telegrafi/






























