LAJMI I FUNDIT:

Një grua shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Një grua shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Një grua është sulmuar nga qentë endacakë në parkun e lagjes ‘Dardania’ në Prishtinë.

Rastin e ka treguar vetë qytetarja Diellza Rama, e cila ka thënë se është shtatzënë, teksa ka publikuar edhe fotografi në Facebook.

Ajo ka thënë se pasi i janë versulur qentë, është rrezuar duke marrë lëndime trupore.


“Jam sulmuar nga 5-6 qenë, të cilët më janë vërsulur dhe më kanë rrëzuar, ku kam marr lëndime në bark, krahë dhe gjunjë, por fatmirësisht i shpëtova më të keqës. Mirëpo traumat, shqetësimet dhe frika për rrezikimin e jetës time dhe femijës që po pres nuk më janë larguar derisa erdhi emergjenca, më dërguan dhe më trajtuan në QKUK”, tha Rama.

Qytetarja iu bëri thirrje Komunës së Prishitnës, që t’i jepet fund këtij problemi të kahmotshëm të kryeqytetit.

Ndërkaq, komuna është duke e përgatitur rregulloren për trajtimin e qenëve endacakë.

Në rregullore do të përfshihet edhe mënyra se si mund të adoptohet një qen i tillë, të cilin do ta trajtojë falas në çfarëdo kohe veterinari i Kryeqytetit në qendrën për trajtimin e tyre e cila gjendet në Hajvali të Prishtinës dhe do të hapet së shpejti.

Po ashtu, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 50 euro në muaj për qytetarët që adoptojnë qen endacakë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Lajme
Ambasadori i SHBA në KS të OKB:  Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Lajme
U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

Lajme
Gjuriqi: Në dialogun Kosovë-Serbi nevojiten energji të reja

Gjuriqi: Në dialogun Kosovë-Serbi nevojiten energji të reja

Lajme

"Qeverinë mund ta bëjë LVV-ja ose shkojmë në zgjedhje", Haxhiu: Ajo që dihet është se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm

Lajme
Deputetë nga pakicat jo serbe thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë

Deputetë nga pakicat jo serbe thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë

Lajme
Kalo në kategori