LAJMI I FUNDIT:

Një grua goditi një qen me makinën e saj, por kur doli jashtë, ai nuk shihej askund – e zbuloi disa orë më vonë se ku ishte ‘fshehur’

Një grua goditi një qen me makinën e saj, por kur doli jashtë, ai nuk shihej askund – e zbuloi disa orë më vonë se ku ishte ‘fshehur’

Punonjësit e një servisi automobilash në Florida u desh të bënin shpëtimin e një qeni, i cili u godit nga një makinë dhe u bllokua brenda parakolpit për disa orë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lenny Cruz, menaxher i dyqanit në St. Lucie Battery & Tire, tha se një grua ishte duke vozitur natën vonë, kur pa një qen që po vinte drejt automjetit të saj.

Gruaja ishte e sigurt që makina e saj e kishte goditur qenin, por kur doli për të gjetur kafshën, me sa duket ishte zhdukur.


Vetëm 12 orë më vonë gruaja dëgjoi qenin duke bërë zhurmë dhe zbuloi se qeni ishte brenda parakolpit të veturës së saj.

Pas kësaj, ishte një punonjës që u thirr për të ndihmuar me shpëtimin.

Ajo postoi një video duke treguar ekipin duke nxjerrë qenin nga vendi i tij i fshehur.

Qeni, i quajtur Barbas, nuk kishte ndonjë lëndim të dukshëm dhe po ecte normalisht. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gruaja pa nga dritarja dhe vuri re dhelpra të vogla duke luajtur në oborr

Gruaja pa nga dritarja dhe vuri re dhelpra të vogla duke luajtur në oborr

Fun
Nëna ndaloi vizitat për beben, por e gjithë familja erdhi ta befasojë

Nëna ndaloi vizitat për beben, por e gjithë familja erdhi ta befasojë

Fun
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Interesante
Po ngutej për në dasmën e saj, nusja kapet nga policia në Florida duke udhëtuar me veturën që lëvizte 170 kilometra në orë

Po ngutej për në dasmën e saj, nusja kapet nga policia në Florida duke udhëtuar me veturën që lëvizte 170 kilometra në orë

Fun
Gjatë kontrollit rutinor në aeroport, i gjetën diçka që nuk e priste – amerikania thotë se nuk e vendosi ajo

Gjatë kontrollit rutinor në aeroport, i gjetën diçka që nuk e priste – amerikania thotë se nuk e vendosi ajo

Fun
Videoja që po trondit të gjithë - influenceri përpiqet të puthë një tigër

Videoja që po trondit të gjithë - influenceri përpiqet të puthë një tigër

Interesante
Kalo në kategori