Një grua është goditur nga një automjet në Fushë-Kosovë, rreth orës 22:00, të shtunën.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor.


“Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja, e cila menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor,” ka thënë Ahmeti.

E njëjta ka pohuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.