Site icon Telegrafi

Me një gol të bukur, Mërgim Berisha e barazon sfidën në derbin e shqiptarëve ne Superligën turke

(Foto: Twitter/Fenerbahce)

Qendërsulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha, është treguar vendimtar në ndeshjen e parë sezonale të skuadrës së tij në Superligën turke.

24-vjeçari hyri në lojë në minutën e 74 të takimit ndërmjet Fenerbahce dhe Umraniyespor duke ia siguruar një pikë ekipit të tij (3-3).

Feneri e kishte zhbllokuar rezultatin me golin e Enner Valencias (19’), por falë kreativitetit të Ermir Lenjanit, Tomislav Glumac e barazoi rezultatin duke shënuar me kokë (29’).

https://twitter.com/rvrfrfrf/status/1556722467380633600?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1556722467380633600%7Ctwgr%5E921f8b52e0e33095b238a38ea55eca12585f5611%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fermir-lenjani-arkitekt-golit-kunder-fenerbahces%2F

Para se skuadrat të shkonin në pushim, Valencia e realizoi edhe golin e dytë për Fenerbahcen (45’+2). Rezultati u barazua në pjesën e dytë përsëri me anë të Valentin Gheorghe (67’).

Lexo po ashtu Ermir Lenjani arkitekt i golit kundër Fenerbahces

Antonio Mrsic i kaloi mysafirët në epërsi nga pika e bardhë, por aty ishte Mërgim Berisha për ta marrë topin nga këmbët e Miha Zajc për të realizuar një gol të bukur. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ZqyFJ0nLDHc

https://twitter.com/rvrfrfrf/status/1556744277421658117

Exit mobile version