Një fëmijë është goditur nga vetura në Tetovë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një person nga Tetova thotë se u mashtrua nga një shtetas turk, iu morën 18 mijë euro Në oborrin e një shkolle fillore në Tetovë është gjetur pistoletë
SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në rrugën "Bllagoja Toska", ku një automjet ka goditur një fëmijë dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.
"Më datë 02.11.2025 në orën 16:00 në SPB Tetovë është denoncuar se në bulevardin „Bllagoja Toska“ në Tetovë, një automjet i pasagjerëve ka goditur një fëmijë shtatëvjeçar-këmbësor nga Tetova, pas çka shoferi me automjet është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë.
Është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e plotë të rastit", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































