LAJMI I FUNDIT:

Një femër e fortë nuk e lutë askënd, ajo largohet në momentin që ndihet e padëshiruar

Një femër e fortë nuk e lutë askënd, ajo largohet në momentin që ndihet e padëshiruar

A jeni të kënaqur me jetën romantike? A e keni dikë në jetën tuaj? Ky aspekt i jetës mund jetë ankthi më i keq në jetë nëse e bëni zgjedhjen e gabuar.

Të gjithë e njohim dikë që e ka takuar një person të mirë. Çdo gjë ka shkuar në rregull derisa maskat janë hequr, transmeton Telegrafi.

Disa meshkuj i joshin femrat në lidhje dhe pastaj zhduken kur e shohin se e kanë arritur atë çfarë kanë dashur. Po pra, disa meshkuj zhduken menjëherë pasi që e shohin se e kanë bërë një femër të dashurohet në ta.


Femrat nuk e dinë as çfarë ka ndodhur. Ato vazhdojnë ta pyesin veten se çfarë kanë gabuar.

Shumica e këtyre femrave shpresojnë ta shohin partnerin para derës së tyre, të gatshëm për të kërkuar falje. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodh. Femrat pastaj pikëllohen e madje edhe mund të bien në depresion.

Nëse keni qenë në një pozitë të tillë, a e keni ndjerë nevojën për të shkuar te shtëpia e tij dhe për t’i bërtitur në fytyrë? Çfarë ka qenë duke menduar kur është ndarë nga ju?

Nëse mendoni se duke e lutur atë do ta ktheni, ju lutem ndaluni!

Ai nuk do të kthehet dhe ju vetëm do ta turpëroni veten. Mesazhet dhe thirrjet telefonike do t’ju bëjnë të dukeni e çmendur pavarësisht faktit se keni mbetur pa ndonjë shpjegon.

Mësoni t’i shihni më mirë gjërat. T’i vëreni më herët simptomat. Largohuni në momentin e parë që ndiheni e pavlerësuar. Kjo do t’ju kursejë shumë energji dhe pozitivet.

Ndaloni së shpenzuari kohën për njerëzit që nuk ju pëlqeni. Ndaloni së thirruri dikë që nuk ju respekton.

Ju e meritoni të gjithë respektin dhe dashurinë e kësaj bote, dhe nuk keni nevojë për një person të papjekur i cili ju fajëson për çdo gjë.

Së pari dashurojeni vetveten dhe pastaj të gjithë tjerët do t’ju dashurojnë.

Jeta është shumë e shkurtë për ta shpenzuar me dikë që nuk i pëlqeni. Kaq e thjeshtë është.

Gjejeni dikë që ju respekton dhe e flet gjuhën tuaj. Ju nuk keni nevojë ta shpjegoni veten tërë kohën. Shpirti binjak është shoku i ngushtë që asnjëherë nuk largohet. Mbajeni mend këtë! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Fëmija juaj
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Femra
Si duket qepja pas lindjes dhe përse bëhet kjo? Çdo gjë që duhet patjetër të dini për epiziotominë

Si duket qepja pas lindjes dhe përse bëhet kjo? Çdo gjë që duhet patjetër të dini për epiziotominë

Shtatzëna
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Çfarë është 'lindja e thatë'? Si duket dhe çfarë mund të ndodhë me foshnjën

Çfarë është 'lindja e thatë'? Si duket dhe çfarë mund të ndodhë me foshnjën

Shtatzëna
Kalo në kategori