Prej gati dy vjetësh po e luftojmë pandeminë, por ndër ato pasoja afatgjata përmenden rënia e flokëve, qerpikëve, por edhe rritja e dobët e mjekrës
Hulumtimet mbi pacientët e shtruar në spital kanë treguar se ky është një efekt anësor mjaft i zakonshëm dhe disa e luftojnë atë edhe disa muaj pasi daljes nga spitali për trajtim në shtëpi.
Në Institutin e Trikologjisë (degë e dermatologjisë që studion strukturën dhe sëmundjet e flokëve) në Britaninë e Madhe, deri në 79 për qind e pacientëve raportuan rënie të shtuar të flokëve pas shërimit nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.
Ekspertët besojnë se coronavirusi nuk ndikon drejtpërdrejt në rënien e flokëve.
Rënia e flokëve pas infeksionit me coronavirus ndodh për shkak të infeksionit tepër aktiv në trup.
“Inflamacioni, jo vetë virusi, shkakton ndryshime në flokë, pasi kimikatet e trupit bashkohen për të luftuar infeksionin, kështu që mund të ndodhë lehtësisht rënia e parakohshme dhe e tepruar e flokëve, “, shpjegon doktor Alexis Young, dermatolog në Qendrën Mjekësore në Universitetin Hackensack.
Ai shton gjithashtu se rënia e flokëve pas çdo periudhe stresuese është e zakonshme, qoftë kjo një ngjarje e lumtur siç është lindja e një fëmije apo një ngjarje stresuese siç është një operacion i madh.
Kur ndodh rënia e flokëve?
Si rregull, flokët fillojnë të bien dy deri në tre muaj pas infeksionit fillestar me coronavirus ose 50 deri në 60 ditë pas diagnozës.
Është e vështirë të thuhet se sa mund të zgjasë, pasi ndryshon nga personi në person, theksojnë ekspertët. Megjithatë, ata vunë re se rënia e flokëve mund të zgjasë deri në 18 muaj pas sëmundjes.
Lajmi i mirë është se flokët mund të rriten plotësisht, pa asnjë ndihmë apo trajtim.
Çfarë duhet bërë në një situatë të tillë?
Sigurisht, një dietë e shëndetshme dhe marrja e duhur e vitaminave mund të jetë e rëndësishme për rikuperimin e flokëve, por në radhë të parë duhet shmangur sa më shumë stresi.
Ekspertët theksojnë se nuk ka asnjë provë që vitamina e njohur B do të ndihmojë flokët të rriten më shpejt, por vini re se ajo ka rezultuar e dobishme dhe mund të gjendet në mish, peshk, arra dhe perime si patatet e ëmbla dhe spinaqi, shkruan Yahoo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ata që duan të humbin peshë duhet të shmangin konsumimin e 5 llojeve të ushqimeve dhe pijeve në orët e vona të natës

Embolia pulmonare, shkaqet, diagnoza dhe trajtimi urgjent paraspitalor

Ja si duket truri i fëmijës tuaj gjatë përdorimit të telefonit: Varësia nga rrjetet sociale lë pasoja të tmerrshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa