Një rast mjekësor i jashtëzakonshëm është regjistruar në Tanzani, ku një burrë 44-vjeçar ka zbuluar se ka jetuar për tetë vjet me një thikë të ngulur në gjoksin e tij.

Ai kishte shkuar në spital duke u ankuar për dhimbje dhe rrjedhje të lëngshme nga thithka e djathtë, por nuk kishte pasur simptoma të tjera shqetësuese, raportojnë mediat.


Mjekët, të habitur nga ky rast, kryen një radiografi dhe zbuluan një thikë të madhe të ngulur në kraharorin e tij.

Thika kishte hyrë përmes shpatullës së djathtë dhe kishte shmangur organet kryesore, duke shkaktuar vetëm një infeksion të lehtë.

Pas operacionit për heqjen e thikës dhe pastrimin e indit të vdekur, pacienti u shërua plotësisht dhe nuk pati komplikime të mëtejshme. /Telegrafi/