Një incident i pazakontë është regjistruar në Colchester, Essex, gjatë një aktiviteti bamirës.

Siç raportohet, aty, një çiklist lakuriq u sulmua nga një motoçiklist që e ngatërroi për pervers.


Pamjet e publikuara nga Prokuroria tregojnë momentin kur 46-vjeçari Lee Turnage i afrohet viktimës dhe e godet, duke e rrëzuar nga biçikleta.

Çiklisti ishte pjesë e një eventi të miratuar dhe po lëvizte në një rrugë banimi kur ndodhi sulmi.

Turnage u identifikua shpejt falë videos dhe u mor në pyetje nga autoritetet.

Ai tani përballet me akuza për sulm fizik dhe sjellje të rrezikshme. /Telegrafi/