Një burrë në Gjermani gjeti piktura me vlerë 90,000 euro në një deponi mbeturinash

Në një deponi mbeturinash në Këln, galeristi 45-vjeçar Kerem Akar bëri një zbulim të pazakontë: disa piktura të hedhura në mbeturina rezultuan të ishin vepra arti me vlerë të madhe.
Akar i vuri re gjatë hedhjes së mbeturinave të tij dhe menjëherë i tërhoqi vëmendjen nënshkrimi në to – ai i artistit të ndjerë Ole Fischer.
Pas një kërkimi të shkurtër, ai zbuloi se Fischer, i cili ka vdekur në vitin 2005, është i listuar në disa katalogë arti dhe i njohur në shtëpitë e ankandeve.
Vlera e përgjithshme e dhjetë pikturave të gjetura vlerësohet rreth 90 mijë euro.
Ende nuk dihet kush i kishte hedhur veprat në mbeturina.
Akar ka thënë se nuk e bën këtë për para, por nga respekti për artin, dhe planifikon t’i ekspozojë pikturat në galerinë e tij në dhjetor. /Telegrafi/


































