Ky është momenti kur një luan i madh u pa në një “qytet të përgjumur meksikan”.
Dhe një kalimtar kapi pamjet e kafshës menjëherë pasi ajo u arratis nga rrethimi i saj në San Pedro Cholula, në perëndim të Mexico City, të mërkurën.
Luani u pa duke lëvizur në rrugë ndërsa vendasit e panikuar u përpoqën të vinin nën kontroll kafshën.
Un león escapó de un refugio en Ocoyoacac, Edomex, y fue visto deambulando por calles de la localidad San Pedro Cholula. Vecinos alertaron a autoridades, pero el felino regresó al refugio por su cuenta, sin incidentes. pic.twitter.com/DmCvCScXwv
— OSCAR MARIO BETETA (@MarioBeteta) February 12, 2025
Çfarë bie në sy në një imazh është fakti se një vendas shihet duke ecur këmbë pranë kafshës.
Zyra e kryebashkiakut u përpoq të qetësonte vendasit në një deklaratë pas arratisjes.
“Kafsha u kap shpejt dhe hetimet përkatëse janë nisur për të përcaktuar origjinën e incidentit dhe për të parandaluar incidente të ardhshme”, tha zyra e bashkisë. /Telegrafi/