Kristina Ozturk, 26 vjeçe, ëndërron të zgjerojë më tej familjen e saj me partnerin e saj Galip, 58 vjeç, duke synuar të ketë të paktën 80 fëmijë të tjerë.
Kristina Ozturk, aktualisht banuese në Gjeorgji, dhe bashkëshorti i saj milioner Galip janë prindër të 22 fëmijëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kristina e ka mirëpritur fëmijën e saj të parë në moshën 17-vjeçare.
Nga numri i përgjithshëm i fëmijëve, 21 kanë lindur me surrogat.
Kristina mori këtë vendim për të zgjeruar familjen e saj me shpejtësi.
Në shkurt 2021, Kristina shprehu dëshirën e saj për të pasur sa më shumë se 100 fëmijë. /Telegrafi/