LAJMI I FUNDIT:

Niveli i Liqenit të Fierzës në rënie – 15 metër larg pikës maksimale

Niveli i Liqenit të Fierzës në rënie – 15 metër larg pikës maksimale

Stina e verës përveç zjarreve që ka shkaktuar ka nisur edhe probleme të tjera. Për shkak të temperaturave të larta është shënuar rënie në nivelin e ujit në  liqenin e Fierzës  që po shkon çdo ditë drejt zbrazjes së plotë.

Thatësira e tej zgjatur ka shkaktuar rënie të nivelit të ujit me 15 metra.

Niveli në liqen ka arritur në 281 metër nga 296.5 e kuotës maksimale.


“Pika e vdekjes” së hidrocentralit të Fierzës është 242 m mbi nivelin e detit ndërsa ujë-mbledhësit më të madh në vend i mungon pothuajse dy e treta  e sasisë së përgjithshme të ujit.  Fierza në nivelin maksimal, në 296 metra mbi nivelin e detit  ka një kapacitet  prej  2,7 miliardë metër kubë ujë.

Situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive duke pasur parasysh se prurjet mesatare të Drinit janë shumë të pakta 40 metër kub ujë për sekondë ndërsa rreziku për rënie në nivele kritike ekziston.

Aktualisht hidrocentrali i Fierzës punon me dy turbina.

Situata e pazakonte hidrike ka detyruar KESH-in që të alternojë punën me Komanin dhe me Vaun e Dejës  Ndërsa pjesa tjetër e energjisë elektrike e nevojave për konsum  sigurohet përmes importit./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori