LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Takimi në SHBA, prej ngjarjeve më të mëdha për Kosovën

Nitaj: Takimi në SHBA, prej ngjarjeve më të mëdha për Kosovën

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj është shprehur optimist për takimin në Uashington.

Nitaj në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se deri në momentet e fundit ka pasur shumë pak informacione për agjendën e takimit në Uashington.

“Ndërkohë morra vesh se në takim pala e Kosovës do të prezantojë shtatë projekte zhvillimore. Nga ajo që kuptojë kryefjala do të jetë ekonomia”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nënkryetari i AAK-së thotë se pritet të shihet se me çfarë do të kushtëzohen këto investime ekonomike.

“Është e mundur që në Uashington të vendosen kornizat përcaktuese për një marrëveshje përfundimtare. Nëse kjo nuk arrihet këtë herë aty do të vendoset themeli…E vlerësoj jashtëzakonisht takimin në Uashington. Ndoshta është prej ngjarjeve më të mëdha që pas shumë kohësh një takim i tillë zhvillohet në vendin e duhur dhe me përfaqësues të nivelit më të lartë të dy shteteve”.

Deputeti i AAK-së thotë se shqiptarët nuk mund të presin zhvillime negative në një vend si SHBA.

“Kosova dhe shqiptarët gjatë historisë kanë pasur përvoja të jashtëzakonshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Frika e shfaqur këto ditë nga qarqe të ndryshme nuk është e qëndrueshme dhe nuk mund të pritet çfarëdo zhvillimi negativ në raport me Kosovën”, tha ndër të tjera Muharrem Nitaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori