Më në fund, ka një Nissan Patrol të ri.

Modeli i gjeneratës së shtatë zëvendëson një tjetër model të vjetër që ishte në shitje për jo më pak se 14 vjet, përcjell Telegrafi.


Screenshot 2 5

Ndërsa të gjitha imazhet dhe premiera botërore nga Abu Dhabi u përqendruan në fuoristradën gjigante me V6 3.5-litërsh me dy turbo, disa tregje do të marrin gjithashtu një V6 bazë 3.8 litra.

Motori pa turbo është vlerësuar të ketë 316 kuaj fuqi.

Screenshot 3 3

Siç raportohet, Patrol do të shitet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe vende të tjera që janë pjesë e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) nga 1 nëntori. /Telegrafi/

Screenshot 4 2