LAJMI I FUNDIT:

Nis zgjerimi i kanalizimit në Gurbardh të Malishevës

Nis zgjerimi i kanalizimit në Gurbardh të Malishevës

Në kuadër të rregullimit dhe zgjerimit të rrjeteve të kanalizimeve në fshatrat e Komunës së Malishevës, sot edhe në Gurbardh ka filluar zgjerimi i rrjetit të kanalizimit, me qëllim të krijimit të qasjes në kanalizim të një pjese të fshatit, që deri më tani nuk kanë qenë të kyçur, dhe një pjesë tjetër, ka të bëjë me zgjatjen e rrjetit të kanalizimit në pjesën ku lidhet rrjeti i kanalizimit i dy fshatrave.

Sipas drejtorisë për urbanizëm, bëhet fjalë për rreth 700 metra kanalizim, ku bëhet kyçja e një pjese të fshatit, që deri më tani nuk kanë qenë të kyçur, ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me zgjatjen e  rrjetit të kanalizimit, nga vendi ku lidhet sistemi i kanalizimit të fshatrave Gurbardh dhe Burim.

Sot, me rastin e fillimit të punimeve, kryetari i fshatit Gurbardh, Bashkim Berisha, e ka falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin e komunës, Ragip Begaj, për realizimin e kësaj kërkese të fshatit, pasi ishte një prej kërkesave kryesore që ka pasur fshati Gurbardh.


“E falënderoj komunën tonë dhe kryetarin Begaj, për këtë investim, shumë me rëndësi për banorët e fshatit, sepse zgjerimi dhe rregullimi i rrjetit të kanalizimit, ka qenë një kërkesë dhe nevojë e jona si fshat dhe gjithashtu”, tha kryetari i fshatit Bashkim Berisha, i cili gjithashtu është shumë i bindur se të gjitha kërkesat e fshatit do të realizohen, si në infrastrukturë, ashtu edhe në fushat tjera, pasi kërkesat e tyre kanë gjetur mirëkuptim në komunë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Politikë
Kalo në kategori