Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Takimi është duke u zhvilluar në zyrën e kryeministrit Kurti, transmeton Telegrafi.


Ky është takimi i parë i Kurtit, pas pranimit të detyrës së re si kryeministër.

Ndryshe, dje Kuvendi ka zgjedhur Qeverinë e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin.

Pro Kurtit kanë votuar 67 deputetë, ndërsa kundër tij 30 deputetë./ Telegrafi/

31