LAJMI I FUNDIT:

Nis puna në shërbimin e PET-CT-së, në kuadër të QKUK-së

Nis puna në shërbimin e PET-CT-së, në kuadër të QKUK-së

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, dhe u.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, kanë vizituar Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare, përkatësisht aparaturën e PET-CT, e cila tashmë ka filluar të operojë për herë të parë dhe të ofrojë shërbime për pacientët. 

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se PET-CT është një teknologji e avancuar diagnostike që ofron mundësi të reja për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë kancerin.

Klinika Digjitale me shërbim të ri – interpretim digjital i imazherisë si CT, MRI apo PET CT
Lexo po ashtu Klinika Digjitale me shërbim të ri – interpretim digjital i imazherisë si CT, MRI apo PET CT

“Para nisjes së këtij shërbimi, stafi është trajnuar nga ekspertët ndërkombëtarë.


Aparatura është donacion nga ‘Al Waleed Philanthropies’ nga Riadi, Arabia Saudite, me ndërmjetësimin e Fondacionit ‘Jahjaga’, nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pacientët nuk do të kenë më nevojë të dalin jashtë vendit për të marrë këtë shërbim esencial, duke kursyer kohë dhe mjete financiare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se ky shërbim kompleton gamën e shërbimeve diagnostike në QKUK.

Drejtorët Azizi dhe Hajdari, shprehën kënaqësinë për avancimin e kapaciteteve diagnostikuese të SHSKUK-së/QKUK-së,  duke e theksuar rëndësinë e këtij  shërbimi të ri në përmirësimi dhe mirëqenien e pacientëve tanë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Lajme
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori