Kampionati Evropian i Esports 2025 përmbyllet në Prishtinë – një javë Esports, krenari dhe histori evropiane për Kosovën

- 14/07/2025 01:27-Telegrafi përmbyll raportimin nga Kampionati Evropian i Esports në Prishtinë
- 14/07/2025 01:26-EEC25 mbyllet me falënderime dhe emocione
- 14/07/2025 01:24-Mbyllet Kampionati Evropian i Esports 2025 në CS2 – Lituania ngre trofeun në Prishtinë
- 13/07/2025 23:07-Lituania fiton mapin e parë në finalen e madhe të EEC25
- 13/07/2025 22:11-Finalja e Madhe në CS2: Ukraina përballet me Lituaninë për titullin
- 13/07/2025 22:02-Gjermania mposht Danimarkën dhe siguron vendin e tretë në CS2
- 13/07/2025 18:46-Kurorëzimi i madh: Maqedonia e Veriut ngre trofeun e kampionit në Dota 2
- 13/07/2025 18:10-Maqedonia e Veriut, shpallet kampione e Dota 2 në Kampionatin Evropian të Esports 2025
- 13/07/2025 12:17-Finalja e madhe në Prishtinë: Ukraina - Lituania, për kurorën e Evropës në Esports
- 12/07/2025 21:15-Gjysmëfinalja e dytë në CS2 do të luhet mes Ukrainës dhe Danimarkës
- 12/07/2025 21:13-Gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Evropian në CS2 tashmë dihet
- 12/07/2025 17:50-Përfundon rrugëtimi i ekipit të Kosovës në CS2 në Kampionatin Evropian të eSports
- 12/07/2025 16:30-Kosova pëson humbje në ‘Map’-in e parë të zhvilluar në Anubis
- 12/07/2025 16:25-🔴Ekipi i Kosovës po luan tani
- 12/07/2025 15:14-Franca, kampione e Evropës për femra në CS2
- 12/07/2025 11:35-Kosova e gatshme për ndeshjen ndaj Lituanisë
- 11/07/2025 16:25-Kosova mëson rrugëtimin deri në finalen e mundshme në CS2
- 11/07/2025 13:11-Pasi jemi në vibe të CS2, si të mungonte intervista me makazze
- 11/07/2025 11:58-Mësohet kundërshtari i Kosovës në fazën çerekfinale në CS2
- 11/07/2025 10:09-Orari i ndeshjeve vendimtare të fazës së grupeve në CS2
- 10/07/2025 23:37-Telegrafi Sport x Team Kosova: Find a better duo, wait, nuk ki!
- 10/07/2025 20:05-Pamje nga përballja Kosovë 2-1 Danimarkë
- 10/07/2025 19:55-Nuk ndalet Kosova, mposht edhe Danimarkën – Juanflatroo ishte i pandalshëm
- 10/07/2025 18:54-Barazohet gjithçka - Kosova fiton në 'Mirage'
- 10/07/2025 18:34-Sinnopsy dhe Krabeni, heroikë në situatën 2v4 ndaj Çekisë
- 10/07/2025 18:32-Kosova pëson në map-in e parë
- 10/07/2025 18:07-Pamje nga prezenca e shikuesve në palestrën "1 Tetori"
- 10/07/2025 17:40-Sinnopsy shkëlqen me 3K në raund eco ndaj Çekisë
- 10/07/2025 17:10-Kosova luan me Danimarkën
- 10/07/2025 15:08-Kosova ndaj Danimarkës në CS2
- 10/07/2025 14:12-Mos mungoni 🔥
- 10/07/2025 10:40-Orari i ditës së sotme
- 10/07/2025 00:23-Rezultatet nga dita e parë në CS2
- 09/07/2025 21:24-Kosova mikpret Kampionatin Evropian të Esports 2025: Ceremoni madhështore në Prishtinë
- 09/07/2025 20:19-Faza e Grupeve e Kampionatit Evropian të Esports – Dita 1
- 09/07/2025 20:15-Kurti pas fitores ndaj Çekisë në CS2: Kosova, qendra e Evropës në Esports
- 09/07/2025 17:25-Presidenti Preniqi: Është nder i madh që sot, hapim Evropianin e Esports
- 09/07/2025 16:09-Moment i bukur i Juanflatroo - pesë eliminime
- 09/07/2025 16:07-Momente interesante nga fitorja: Sinnopsy vendimtar me 3K ndaj Çekisë
- 09/07/2025 15:30-Kosova fiton bindshëm ndaj Çekisë në ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian të Esports 2025
- 09/07/2025 13:25-Grupet për Kampionatin Evropian të Esports 2025 në Dota 2
- 09/07/2025 13:10-Grupet për Kampionatin Evropian të Esports për femra në lojën Counter Strike 2
- 09/07/2025 13:00-Grupet për Kampionatin Evropian të Esports 2025 në lojën Counter Strike 2 - meshkujt
- 09/07/2025 12:00-Ekipet pjesëmarrëse futen në Palestrën "1 Tetori", ku zhvillohet gara
- 09/07/2025 10:00-Kosova hap Kampionatin Evropian të Esports 2025 me një ceremoni madhështore
- 09/07/2025 09:00-Salla “1 Tetori” gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports
- 09/07/2025 07:00-Konferenca para nisjes të Kampionatit Evropian të ESports, flasin protagonistët
Kampionati Evropian i Esports 2025, i mbajtur për herë të parë në Kosovë, u përmbyll me një sukses të jashtëzakonshëm organizativ dhe sportiv. Prishtina u shndërrua në kryeqendrën e Esports në Evropë, duke pritur 35 ekipe nga 24 shtete në garat e “Counter-Strike 2” dhe “Dota 2”.
Kosova debutoi fuqishëm me fitore ndaj Çekisë, por u ndal në çerekfinale nga skuadra e fortë e Lituanisë, e cila në fund u shpall kampione evropiane në CS2 pas një finaleje të madhe ndaj Ukrainës. Në Dota 2, triumfoi Maqedonia e Veriut, duke ngritur trofeun simbolik të “Helmetës Ilire”.
Kjo ngjarje historike konfirmoi kapacitetet e Kosovës si mikpritëse e nivelit të lartë dhe e vendosi atë fuqishëm në hartën evropiane të Esports.
14/07/2025 01:27-Telegrafi përmbyll raportimin nga Kampionati Evropian i Esports në Prishtinë
Telegrafi e përcolli nga afër dhe në kohë reale çdo moment të këtij eventi historik për Kosovën. Falënderojmë të gjithë lexuesit tanë për ndjekjen, besimin dhe përkushtimin gjatë gjithë javës. Nga Prishtina drejt Evropës – sporti, teknologjia dhe pasioni për lojën na bashkuan si kurrë më parë. Natën e mirë!14/07/2025 01:26-EEC25 mbyllet me falënderime dhe emocione
Pas një jave garash, emocioni dhe spektakli, Kampionati Evropian i Esports u përmbyll me mirënjohje për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë sukses historik në Prishtinë. Nga organizatorët te lojtarët, nga vullnetarët te tifozët – secili kontribuoi për një event të paharrueshëm. EEC25 ishte më shumë se një turne – ishte një bashkim i Evropës përmes esporteve.
14/07/2025 01:24-Mbyllet Kampionati Evropian i Esports 2025 në CS2 – Lituania ngre trofeun në Prishtinë
Ceremonia përmbyllëse e Kampionatit Evropian të Esports në CS2 solli emocione, krenari dhe festë, duke kurorëzuar më të mirët e këtij turneu historik që u zhvillua në Prishtinë. Lituania u shpall kampione e madhe e EEC25, duke fituar medaljen e artë pas një finaleje të fuqishme ndaj Ukrainës dhe duke ngritur trofeun simbolik "Helmeta Ilire". Fitorja e tyre i vendos në historinë e këtij sporti si një nga skuadrat më të forta dhe më të përkushtuara. Lexo lajmin e plotë>>>
13/07/2025 23:07-Lituania fiton mapin e parë në finalen e madhe të EEC25
Lituania kalon në epërsi në finalen e CS2 me fitoren 13-9 ndaj Ukrainës në hartën Nuke. Seria vazhdon me përballjen vendimtare në Anubis.
13/07/2025 22:11-Finalja e Madhe në CS2: Ukraina përballet me Lituaninë për titullin
Fillon përballja finale e Kampionatit Evropian të Esports – Lituania dhe Ukraina ndeshen në një seri “Best of 3” për kurorën e kampionit të Evropës. Prishtina vazhdon të shkëlqejë si mikpritëse e një prej ngjarjeve më të rëndësishme në skenën evropiane të Esports, duke ofruar jo vetëm kushte të shkëlqyera për garat, por edhe atmosferë të jashtëzakonshme për finalen mes Lituanisë dhe Ukrainës – një duel që do të kurorëzojë kampionin e kontinentit në CS2.
13/07/2025 22:02-Gjermania mposht Danimarkën dhe siguron vendin e tretë në CS2
Në përballjen për vendin e tretë në Kampionatin Evropian të Esports 2025 që po zhvillohet në Prishtinë, Gjermania ka treguar forcë dhe qetësi, duke mposhtur Danimarkën me rezultat 2-0 në seri maps-ash. Ndeshja nisi në hartën Nuke, e zgjedhur nga Danimarka, por ishte Gjermania ajo që dominoi lojën, duke fituar me rezultat të qartë 13-7, përkundër një fillimi të dobët në pjesën e parë (10-2 për Gjermaninë në fazën e parë).13/07/2025 18:46-Kurorëzimi i madh: Maqedonia e Veriut ngre trofeun e kampionit në Dota 2
Pamjet e kurorëzimit të Maqedonisë së Veriut si kampione në Dota 2 në Kampionatin Evropian të Esports ishin spektakolare – emocione, krenari dhe trofeu “Helmeta Ilire” ngritur lart mes festës.
13/07/2025 18:10-Maqedonia e Veriut, shpallet kampione e Dota 2 në Kampionatin Evropian të Esports 2025
Maqedonia e Veriut ka triumfuar në Dota 2, duke fituar titullin kampion në EEC25 pas një finaleje të zjarrtë kundër Bjellorusisë. Në një seri të mbushur me emocione, strategji të forta dhe vendime të guximshme, ekipi maqedonas arriti të sigurojë fitoren dhe të ngrejë lart trofeun simbolik – "Helmeta Ilire". Bjellorusia u rendit e dyta, duke treguar një performancë të fortë gjatë gjithë turneut, ndërsa vendi i tretë i shkoi Turqisë. Ky sukses e vendos Maqedoninë e Veriut në qendër të skenës evropiane të Esports, ndërsa finalja u cilësua si një nga më emocionueset e kampionatit.
13/07/2025 12:17-Finalja e madhe në Prishtinë: Ukraina - Lituania, për kurorën e Evropës në Esports
Kemi arritur te Finalja e Kampionatit Evropian të Esports 2025 që po zhvillohet në Prishtinë. Ukraina dhe Lituania përplasen për titullin kampion në një seri “Best of 3” që nis në orën 21:45. Në sfidën për vendin e tretë, Danimarka përballet me Gjermaninë, nga ora 18:00. Mbrëmje vendimtare në Prishtinë!
12/07/2025 21:15-Gjysmëfinalja e dytë në CS2 do të luhet mes Ukrainës dhe Danimarkës
Ukraina dhe Danimarka do të luftojnë për të prenotuar biletën për në finalen e madhe të Kampionatit Evropian të eSports në Prishtinë, e cila do të zhvillohet nesër (e diel) me fillim nga ora 21:45 në palestrën '1 Tetori'.
12/07/2025 21:13-Gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Evropian në CS2 tashmë dihet
Gjermania dhe Lituania do të ndeshen me njëra-tjetrën me fillim nga ora 21:30 në kërkim të finales së madhe të Kampionatit Evropian në eSports që po mbahet në Prishtinë
12/07/2025 17:50-Përfundon rrugëtimi i ekipit të Kosovës në CS2 në Kampionatin Evropian të eSports
Ekipi i Kosovës në CS2 ka pësuar humbje ndaj Lituanisë në fazën çerekfinale, duke mbyllur kështu rrugëtimin e tyre në Kampionatin Evropian të eSports që po zhvillohet në Prishtinë. Lituanezët ia dolën që këtë seri ta mbyllin me rezultat 2-0 pas triumfit fillimisht në Anubis pastaj në Ancient. Pavarësisht atmosferës elektrizuese që mbizotëroi në palestrën ‘1 Tetori’, djelmoshat kosovarë nuk ia dolën që të avancojnë tutje. Megjithatë, duhet duartrokitur paraqitja e Kosovës deri në këtë fazë dhe ne u dëshirojmë suksese në karrierat e tyre respektive.12/07/2025 16:30-Kosova pëson humbje në ‘Map’-in e parë të zhvilluar në Anubis
Ekipi i Kosovës në CS2 është mposhtur në ‘Map’-in e parë nga Lituania të zhvilluar në Anubis me rezultat 13-10.Përkundër luftës së fortë të djelmoshave tanë, ishin lituanezët ata që rrëmbyen fitoren pas një paraqitje të mirë në T-side. Më i dalluari tek Kosova në Anubis ishte SENER1 me 19 vrasje, teksa nga 16 sosh patën edhe gxx dhe juanflatroo.12/07/2025 16:25-🔴Ekipi i Kosovës po luan tani
https://www.youtube.com/live/MtaHbASG8QY?feature=shared12/07/2025 15:14-Franca, kampione e Evropës për femra në CS2
Pas një beteje emocionuese përmes kohës shtesë dhe hartave, Franca fitoi trofeun dhe titullin Kampion Evropian i Esports 2025! Vendi i dytë i takoi Holandës, e cila luftoi me trimëri në finalen e madhe, por ishte e pafat. Në vendin e tretë ka përfunduar Portugalia, duke treguar aftësi dhe zemër të jashtëzakonshme në ndeshjen për vendin e 3-të! Ky ishte një turne për t'u mbajtur mend - i mbushur me momente vendimtare, lojëra të paharrueshme dhe konkurrencë të nivelit të lartë nga talentet më të mira femra të CS2 në të gjithë Evropën!12/07/2025 11:35-Kosova e gatshme për ndeshjen ndaj Lituanisë
Ekipi i Kosovës në CS2 do të ndeshet sot (e shtunë) ndaj Lituanisë në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Evropian të Esports. Ndeshja do të fillojë nga ora 14:30.
11/07/2025 16:25-Kosova mëson rrugëtimin deri në finalen e mundshme në CS2
Është kompletuar e gjitha faza e play-off-it, ndërsa Kosova do të përballet me Lituaninë në CS2.
11/07/2025 13:11-Pasi jemi në vibe të CS2, si të mungonte intervista me makazze
Në një intervistë për Telegrafin, Drin 'makazze' Shaqiri flet për rrugëtimin, emocionet, presionin dhe ëndrrën që shumë të rinj në Kosovë e kanë në ‘serverët’ e tyre çdo ditë: të bëhen lojtarë profesionistë. Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.11/07/2025 11:58-Mësohet kundërshtari i Kosovës në fazën çerekfinale në CS2
Ekipi i Kosovës në CS2 tashmë ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të ballafaqohen në fazën çerekfinale të CS2. Djelmoshat kosovarë do të kenë punë ndaj Lituanisë, të cilët siguruan kualifikimin tutje pasi triumfuan me rezultat 2-0 me 'Map-a' ndaj Maqedonisë së Veriut.
11/07/2025 10:09-Orari i ndeshjeve vendimtare të fazës së grupeve në CS2
Tashmë është mësuar edhe orari i ndeshjeve vendimtare të fazës së grupeve në CS2. Tetë shtete do të garojnë në sallën "1 Tetori" për të prenotuar biletën për në fazën e 'play-off'-it.
10/07/2025 23:37-Telegrafi Sport x Team Kosova: Find a better duo, wait, nuk ki!
Flatron "juanflatroo" Halimi dhe Genc "gxx-" Kolgeci, kanë shpërndarë postimin e TelegrafiSport në llogaritë e tyre në rrjetin social, Instagram.10/07/2025 20:05-Pamje nga përballja Kosovë 2-1 Danimarkë
Kosova ka triumfuar në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të eSports që po zhvillohet në Sallën “1 Tetori”, përkatësisht në CS2. Ekipi ynë mposhti Danimarkën në ditën e dytë të fazës së grupeve me rezultat 2-1 me map-a, duke triumfuar në Mirage dhe Ancient.
10/07/2025 19:55-Nuk ndalet Kosova, mposht edhe Danimarkën – Juanflatroo ishte i pandalshëm
Kosova ka triumfuar në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të eSports që po zhvillohet në Sallën “1 Tetori”, përkatësisht në CS2. Ekipi ynë mposhti Danimarkën në ditën e dytë të fazës së grupeve me rezultat 2-1 me map-a, duke triumfuar në Mirage dhe Ancient. LAJMI I PLOTË>>>10/07/2025 18:54-Barazohet gjithçka - Kosova fiton në 'Mirage'
Kosova ka barazuar shifrat në 1-1, duke fituar ndaj Danimarkës në map-in Mirage me rezultat 13-10. Tash luajnë në map-in e tretë, 'Ancient', ku vendohet fituesi.10/07/2025 18:34-Sinnopsy dhe Krabeni, heroikë në situatën 2v4 ndaj Çekisë
Sinnopsy dhe Krabeni realizuan një moment vendimtar për Kosovën, duke fituar një situatë 2 kundër 4 me qetësi dhe precizitet të jashtëzakonshëm. Ky aksion ktheu rrjedhën e raundit dhe i dha ekipit një epërsi të vlefshme ndaj Danimarkës.
10/07/2025 18:32-Kosova pëson në map-in e parë
Kosova ka pësuar nga Danimarka në map-in e parë, të zhvilluar në Train, me rezultat 13-9.10/07/2025 18:07-Pamje nga prezenca e shikuesve në palestrën "1 Tetori"
Sot nuk mungojnë shikuesit të CS2, në palestrën "1 Tetori", ku po mbahet Kampionati Evropian i ESports.
10/07/2025 17:40-Sinnopsy shkëlqen me 3K në raund eco ndaj Çekisë
Sinnopsy realizoi një moment të jashtëzakonshëm në përballjen ndaj Çekisë, duke eliminuar tre kundërshtarë në një raund eco – pa armë të plota dhe në kushte të vështira. Aksioni i tij i dha Kosovës epërsinë në një fazë vendimtare të ndeshjes dhe tregoi forcën e karakterit dhe aftësive individuale.
10/07/2025 17:10-Kosova luan me Danimarkën
Pamje para përballjes mes Kosovës dhe Danimarkës.
10/07/2025 15:08-Kosova ndaj Danimarkës në CS2
Sot, në ora 17:00, në sallën "1 Tetori", ekipi i Kosovës në CS2 do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Kampionatit Europian. Djelmoshat dardanë do të ndeshen me Danimarkën.10/07/2025 14:12-Mos mungoni 🔥
Sot, në ora 17:00, në sallën "1 Tetori", ekipi i Kosovës në CS2 do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Kampionatit Evropian Esports 2025.
10/07/2025 10:40-Orari i ditës së sotme
Dita e dytë pritet të jetë e zjarrtë, luan dhe ekipi i Kosovës në CS2.10/07/2025 00:23-Rezultatet nga dita e parë në CS2
Kosova e filloi me fitore fazen e grupeve09/07/2025 21:24-Kosova mikpret Kampionatin Evropian të Esports 2025: Ceremoni madhështore në Prishtinë
Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare, u hap zyrtarisht Kampionati Evropian i Esports, Kosova 2025, me një ceremoni të organizuar në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Ky është kampionati i parë i këtij niveli që mbahet në Kosovë, dhe një ngjarje historike për zhvillimin e sporteve elektronike në vend. Në këtë edicion marrin pjesë 36 shtete evropiane, të cilat do të garojnë në dy nga titujt më të njohur globalisht: Counter Strike dhe Dota 2. Finalet do të mbahen më 13 korrik, duke përmbyllur një javë plot emocione për komunitetin ndërkombëtar të esports. Të pranishëm në hapje ishin personalitete të rëndësishme të institucioneve shtetërore dhe sportive, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, kryetarin e Federatës së Esports të Kosovës, Altin Preniqi, si dhe presidentin e Federatës Evropiane të Esporteve, Caron Cagan. Në ceremoni mori pjesë edhe Hasan Arat, një prej figurave të njohura të sportit evropian. Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti vlerësoi këtë kampionat si një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin ndërkombëtar të Kosovës dhe si një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së të rinjve në sportet moderne dhe teknologjinë. Gjatë ceremonisë u bë edhe një nderim i veçantë për të ndjerin Andrzej Krasnicki, ish-president i Federatës Evropiane të Esporteve, në prani të familjes së tij – një moment emocionues që theksoi ndërlidhjen ndërmjet brezave dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të kësaj fushe. Kampionati Evropian i Esports 2025 është jo vetëm një garë mes shteteve, por edhe një demonstrim i fuqisë së sportit elektronik si një platformë bashkëpunimi, inovacioni dhe përfshirjeje për të rinjtë në të gjithë kontinentin.
09/07/2025 20:19-Faza e Grupeve e Kampionatit Evropian të Esports – Dita 1
Turneu nisi me përballje të forta dhe emocione të mëdha që nga dita e parë. Ekipet treguan nivel të lartë loje, ndërsa Kosova e nisi me fitore bindëse ndaj Çekisë.
09/07/2025 20:15-Kurti pas fitores ndaj Çekisë në CS2: Kosova, qendra e Evropës në Esports
Prishtina është shndërruar këtë javë në epiqendrën e sporteve elektronike në Evropë, duke pritur Kampionatin Evropian të Esports në Counter-Strike dhe Dota 2. Me pjesëmarrjen e 35 ekipeve nga 24 shtete të kontinentit, gara po zhvillohet në një atmosferë të jashtëzakonshme, ku sporti, teknologjia dhe rinia janë në qendër të vëmendjes. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas nisjes së turneut, duke vlerësuar rolin e Kosovës si nikoqire dhe duke uruar për sukses ekipin kombëtar, që e nisi kampionatin me një fitore bindëse ndaj Republikës së Çekisë në lojën Counter-Strike 2. LEXO LAJMIN E PLOTË>>>09/07/2025 17:25-Presidenti Preniqi: Është nder i madh që sot, hapim Evropianin e Esports
Në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, të mërkurën, është mbajtur ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports. Evropiani i lojërave të famshme elektronike “Counter Strike 2” dhe “Dota 2” përfundon të dielën, ndërsa pjesëmarrëse janë 24 shtete të Evropës, përfshirë edhe nikoqiren Kosovën. Presidenti i Federatës Esports Kosova, Altin Preniqi, gjatë fjalimit të tij në ceremoni, tha se, organizimi i kësaj ngjarje të madhe, është moment historik për Kosovën “Është nder i madh që sot, hapim Kampionatin Evropian të Esports. Në këtë kampionat, kemi përfaqësues nga vende të ndryshme, kultura të ndryshme, histori të ndryshme. Por kemi një gjë të përbashkët - pasionin për lojën dhe respektin. Kosova me rininë e saj të jashtëzakonshme, është vendi ideal për të pritur këtë garë. Ky moment - pikërisht këtu, është rezultat i punës së përbashkët me orë të tëra dhe besimit të palëkundur. Të gjithë jemi pjesë e një momenti historik, sepse ky Evropian nuk është thjesht një turne. Është një e vërtetë se sporti po evoluon”, ka thënë Preniqi.09/07/2025 16:09-Moment i bukur i Juanflatroo - pesë eliminime
Juanflatroo dominoi plotësisht raundin, duke eliminuar të pesë kundërshtarët dhe siguruar një ACE spektakolar për Kosovën kundër Irlandës.
09/07/2025 16:07-Momente interesante nga fitorja: Sinnopsy vendimtar me 3K ndaj Çekisë
Me tri eliminime radhazi në një raund kritik, Sinnopsy siguroi fitoren vendimtare për Kosovën ndaj Çekisë në përballjen hapëse të grupit.
09/07/2025 15:30-Kosova fiton bindshëm ndaj Çekisë në ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian të Esports 2025
Ekipi përfaqësues Kosova ka fituar bindshëm ndeshjen e parë ndaj Çekisë në Kampionatin Evropian të Esports 2025 që po mbahet në Prishtinë. Në Prishtinë apo më saktë në sallën “1 tetori” ka filluar sot (e mërkurë) Kampionati Evropian i Esports. Ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian të Esports ka qenë ajo në mes të Kosovës dhe Çekisë në Counter-Strike 2. LEXO LAJMIN E PLOTË>>>
09/07/2025 13:25-Grupet për Kampionatin Evropian të Esports 2025 në Dota 2
Me heronjtë e përzgjedhur dhe fushën e betejës të gatshme, pritet një turne i mbushur me strategji dhe përballje të zjarrta.
Grupi A: Kosova, Rumania, Moldavia, Turqia, Bullgaria dhe Franca.
Grupi B: Kroacia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Hungaria.
09/07/2025 13:10-Grupet për Kampionatin Evropian të Esports për femra në lojën Counter Strike 2
Turneu do të sjellë përballje të forta mes skuadrave më të mira të kontinentit, me synimin për të shkruar histori në skenën ndërkombëtare.
Grupi A: Franca, Suedia, Danimarka dhe Letonia.
Grupi B: Portugalia, Sllovakia, Gjermania dhe Holanda.
09/07/2025 13:00-Grupet për Kampionatin Evropian të Esports 2025 në lojën Counter Strike 2 - meshkujt
Skuadrat më të mira të Evropës janë ndarë në katër grupe, ku pritet konkurrencë e fortë dhe ndeshje të nivelit të lartë.Grupi A: Kosova, Irlanda, Danimarka dhe Çekia. Grupi B: Gjermania, Bullgaria, Suedia dhe Hungaria. Grupi C: Ukraina, Spanja, Letonia dhe Sllovakia. Grupi D: Polonia, Maqedonia e Veriut, Lituania dhe Holanda.
09/07/2025 12:00-Ekipet pjesëmarrëse futen në Palestrën "1 Tetori", ku zhvillohet gara
Ekipet futen në Palestrën "1 Tetori", ku shikojnë ambientin, se ku do të zhvillohet Kampionati Evropian i ESports në lojërat e famshme elektronike ‘Counter Strike 2” dhe “Dota 2”.
09/07/2025 10:00-Kosova hap Kampionatin Evropian të Esports 2025 me një ceremoni madhështore
Në një atmosferë elektrizuese dhe nën dritat magjike të skenës unike në sallën “1 tetori” në Prishtinë, Kosova mirëpriti zyrtarisht Kampionatin Evropian të Esports 2025 (EEC25). Ceremonia e hapjes shënoi nisjen e një ngjarjeje historike për vendin dhe për sportin digjital evropian, ku 36 ekipe përfaqësuese nga i gjithë kontinenti do të përballen në garën më prestigjioze të këtij lloji. Arena ishte e mbushur me entuziazëm, ndërsa sportistë të esports-it, fansa dhe personalitete ndërkombëtare morën pjesë në nisjen zyrtare të turneut. Në ceremoninë e hapjes zyrtare, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili të pranishmëve iu drejtua në gjuhën angleze, theksoi se megjithëse në botë ky njihet si sport i ri09/07/2025 09:00-Salla “1 Tetori” gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports
Palestra “1 Tetori” në Prishtinë është përgatitur për të mirëpritur Kampionatin Evropian të eSports, një ngjarje e rëndësishme në kalendarin sportiv të kontinentit, që zhvillohet nga data 9 deri më 13 korrik 2025. Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë në dy nga disiplinat më të njohura të sporteve elektronike, CS2 dhe DOTA 2, ndërsa pritet të përballet me disa nga kombëtaret më të forta evropiane. Ekipi i Kosovës e nis rrugëtimin garues në ditën e parë të kampionatit. LEXO LAJMIN E PLOTË>>>09/07/2025 07:00-Konferenca para nisjes të Kampionatit Evropian të ESports, flasin protagonistët
Presidenti i Federatës Esports Kosova, Altin Preniqi, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmani, president i Federatës Evropiane të Esports (EEF), Karol Cagan, sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Esporteve (IESF), Boban Totovski dhe lojtari i Kosovës, Flatron Halimi, të martën në ambientet e hotelit “Marriot Hotel”, kanë mbajtur konferencë të përbashkët në prag të Kampionatit Evropian të lojërave të famshme elektronike ‘Counter Strike 2” dhe “Dota 2”. Evropiani në Esports nis të mërkurën dhe përfundon të dielën. Ceremonia hapëse e Evropianit mbahet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe nis nga ora 12:00. Pjesëmarrës në Evropian do të jenë garues nga 25 shtete të Evropës.Altin Preniqi – President i Federatës Esports Kosova Në hapje të konferencës, presidenti i Federatës Esports të Kosovës, Altin Preniqi, theksoi rëndësinë historike të organizimit të Kampionatit Evropian në Prishtinë: “Për pesë ditë Kosova do të jetë mikpritëse për Esports. Ky është një moment historik për Kosovën dhe një dëshmi për të treguar vlerat tona. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë 25 shtete”.
Daulina Osmani – Zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Zëvendësministrja Daulina Osmani vlerësoi rolin e Kosovës si qendër inovacioni në sportet elektronike dhe komentoi mungesën e Serbisë në këtë kampionat: “Sot Federata po e bën Kosovën qendër të lojërave elektronike, sportit, teknologjisë dhe inovacionit. Kampionati është dëshmi e vizionit tonë për ta bërë Kosovën qendër të inovacionit dhe sportit. Kosova ka garantuar mjedis të barabartë dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit. Është për të ardhur keq që Serbia është tërhequr për arsye politike dhe sportistët e saj nuk do të marrin pjesë”.
Karol Cagan – President i Federatës Evropiane të Esports (EEF) Presidenti i Federatës Evropiane të Esports, Karol Cagan, vlerësoi punën organizative të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e ligjit për esport në nivel evropian: “Jemi shumë të lumtur që ekipi i Kosovës ka bërë një punë kaq të shkëlqyer për ta sjellë këtë ngjarje këtu. Kemi gjithashtu edhe Asamblenë e Përgjithshme të EEF me delegatë nga mbi 36 shtete. Jam krenar që ligji për esport në Kosovë është shembull për vendet e tjera evropiane – një model për zhvillimin e kësaj industrie”.
Boban Totovski – Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Esporteve (IESF) Sekretari i përgjithshëm i IESF, Boban Totovski, e vendosi ngjarjen në kontekstin global të zhvillimit të Esporteve dhe mundësive për Lojërat Olimpike të ardhshme të këtij sporti: “Është një moment i rëndësishëm për esportin ndërkombëtar. Me Lojërat Olimpike të Esporteve në horizont, sytë e komunitetit sportiv janë te esporti. Federata e Kosovës po tregon se ka kapacitet të organizojë evente të mëdha sipas standardeve të sporteve tradicionale, duke përfshirë rregullore të qarta, antidoping dhe organizim të strukturuar”.
Flatron Halimi – Lojtar i Kombëtares së Kosovës në Esports Përfaqësuesi i Kosovës në këtë kampionat, lojtari Flatron Halimi, shprehu emocionin dhe përgjegjësinë që ndjen si pjesë e ekipit kombëtar: “Është një ditë e veçantë si sportist i esportit. Është nder dhe krenari të përfaqësoj Kosovën në një event kaq të madh dhe të jem mikpritës i tij. Do të bëjmë më të mirën që ta përfaqësojmë vendin tonë”.































































