LAJMI I FUNDIT:

Nis dita e parë e shkollës në Shqipëri nën rregullat e COVID-19

Nis dita e parë e shkollës në Shqipëri nën rregullat e COVID-19

Nxënësit do të ulen në bankat e shkollës ditën e sotme, por në një situatë krejtësisht anormale për shkak të pandemisë COVID-19.

Përveç emocioneve të ditës së parë të shkollës, që mezi është pritur pas 6 muajve pushim për shkak të pandemisë, ata do të duhet të përballen edhe me rregullat anti-COVID-19, siç është distanca apo mbajtja e maskës.

Që në hyrje të shkollës do të duhet të matet temperatura që në rast se është mbi 37 gradë nuk do të lejohen të hyjnë. Më pas nxënësit do të duhet të dezinfektojnë këmbët duke ecur në distancë me njëri-tjetrin.


Rama uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor
Lexo po ashtu Rama uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Përveç rregullave të rrepta, vogëlushët që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës janë shfaqur shumë pozitivë me maska me ngjyra dhe lule nëpër duar.

Të shoqëruar nga mësuesit e shkollës, të veshur bukur e të qeshur ata kanë hyrë në ambientet brenda, ndërsa prindërit i kanë parë nga jashtë, pasi nuk është lejuar që të futen brenda. Nxënësit do të kenë vetëm një bankë për gjatë gjithë vitit shkollor, ku përveç librave e sendeve personale do të kenë edhe dezinfektantin. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori