Site icon Telegrafi

Nintendo përfundon shitjet online të lojërave në Rusi

Nintendo ka thënë se nuk do të shesë më lojëra në Rusi përmes dyqanit të saj online pasi gjiganti japonez mbyll operacionet në vendin gjithnjë e më të izoluar.

Ndryshimet, të cilat u njoftuan dhe hynë në fuqi të mërkurën, pasojnë pezullimin nga Nintendo të dërgesave të produkteve në Rusi në mars 2022 pas pushtimit të Ukrainës, përcjell Telegrafi.

Klientët rusë ende mund të ri-shkarkojnë përmbajtje të blera më parë, por nuk mund të bëhen pagesa të reja ose të krijohen llogari të reja, thuhet në një deklaratë të Nintendo.

Pas pezullimit të dërgesës dhe “si rezultat i perspektivës ekonomike, Nintendo i Evropës ka vendosur të mbyllë operacionet e degës së saj ruse”, ka thënë kompania.

Një numër në rritje shumëkombëshesh kanë ndërprerë plotësisht ose pjesërisht biznesin në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Rivali i Nintendo, Sony, pezulloi dërgesat e softuerëve dhe pajisjeve në Rusi dhe operacionet e PlayStation Store atje në mars 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version