LAJMI I FUNDIT:

Nintendo në kërkim të programuesve

Nintendo në kërkim të programuesve

Përderisa vazhdon paraqitja e panelit kontrollues Nintendo 3DS në SHBA, kompania e ka bërë të qartë se dëshiron që në mënyrën më të mirë të mundshme të kryejë pjesën e vete të punës kur bëhet fjalë për bashkëpunimet me programuesit e kompanive të tjera të lidhur me zhvillimin e lojërave më të reja për konsolën më të re të kësaj kompanie.

Përfaqësuesi i lartë i Nintendo America, Charlie Scibetta, ka thënë se Nintendo po bën gjithçka që t’u ndihmojë kompanive të tjera që të promovojnë produktet e tyre, ashtu që produktet e tyre të dedikuara për panelin kontrollues Nintendo 3DS të jenë të dukshme për blerësit potencialë.

Konsola e re në tregun amerikan do të paraqitet të shtunën me çmim prej 249. /Telegrafi/