LAJMI I FUNDIT:

Nikoliq: Nëse Kosova është kusht, atëherë dikush nuk na dëshiron në BE

Nikoliq: Nëse Kosova është kusht, atëherë dikush nuk na dëshiron në BE

“Ne kurrë nuk do t’i vendosim sanksione Rusisë, me të bashkëpunojmë në interes të dyanshëm, kurse pas vizitës historike të presidentit kinez, Si Xhinping, kemi hapur kapituj të rinj, jemi kthyer në nivelin me të lartë të marrëdhënieve miqësore me Kinën”, ka thënë Nikoliq.

Prioritet i Serbisë është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, por BE-ja duhet të tregojë se e do Serbinë në përbërjen e saj, ka thënë presidenti serb, Tomisllav Nikoliq.

Sipas tij, caqet e Serbisë janë paqja dhe stabiliteti, si dhe mosnjohja e shpalljes së një anshme të pavarësisë së Kosovës, ruajtja e popullsisë dhe trashëgimisë kulturore në Kosovë, transmeton lajmi.net.


Nikoliq ka theksuar se edhe eurointegrimet e Serbisë nuk do të ndalohen megjithë vendimin e Britanisë së Madhe që të largohet nga BE-ja.

“Nëse para Serbisë vendoset kushti që të njoh shtetin e ashtuquajtur të Kosovës, apo të ndalojë që atë krijesë ta parandalojë apo t’ia vështirësojë hyrjen në institucionet ndërkombëtare, kjo për shtetin tonë do të thotë se nuk e dëshirojnë si anëtare të plotfuqishme të BE-së”, ka thënë Nikoliq.

Serbia, sipas tij, udhëheqë politike të drejt, e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me vendet e Azisë, Afrikës, Amerikës Jugore dhe veçanërisht do të shfrytëzojë miqësinë me Rusinë dhe Kinën.

“Ne kurrë nuk do t’i vendosim sanksione Rusisë, me të bashkëpunojmë në interes të dyanshëm, kurse pas vizitës historike të presidentit kinez, Si Xhinping, kemi hapur kapituj të rinj, jemi kthyer në nivelin me të lartë të marrëdhënieve miqësore me Kinën”, ka thënë Nikoliq.

Në trend Botë

Më shumë
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Evropa
Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Evropa
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kalo në kategori