LAJMI I FUNDIT:

Nicolas Mathieu fiton çmimin prestigjioz të letërsisë

Nicolas Mathieu fiton çmimin prestigjioz të letërsisë

“Është një autor i ri në treg, një autor i ri në moshë dhe mbi të gjitha një autor që flet për Francën e sotme”, tha Bernard Pivot, drejtori i çmimit “Goncourt”, më prestigjiozi i çmimeve letrare në botën e frankofonisë, që iu dha sot Nicolas Mathieut për librin “Leurs enfants après eux” (Fëmijët e tyre pas tyre), një paraqitje politike dhe sociale por edhe një roman që të tregon mbi adoleshencën.

Çmimi i lakmuar iu dha këtij romancieri 40-vjeçar në raundin e katërt të votimit me gjashtë vota pro dhe katër kundër përballë Paul Greveilacut që konkurronte me librin “Maîtres et esclaves” (Pronarë dhe skllevër), një tregim madhështor mbi Kinën e kuqe.

Libri i Mathieut deri tani është shitur në 40 mijë 00 ekzemplarë, por botuesi shprehet se ka porositur shtypjen e 50 mijë ekzemplarëve të tjerë. /atsh/