LAJMI I FUNDIT:

Ngushëllime nga Pendarovski për vdekjen e ushtarit profesional të URMV-së në misionin KFOR

Ngushëllime nga Pendarovski për vdekjen e ushtarit profesional të URMV-së në misionin KFOR

Presidenti i shtetit dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ushtarit 44-vjeçar profesional në misionin e KFOR-it në Kosovë, i cili dje papritmas vdiq në Prishtinë.

“Shprehi ngushëllime të thella deri te familja me rastin e vdekjes së papritur të pjesëtarit të Ushtrisë tonë, i cili ishte pjesë e misionit në Kosovë. Ushtria humbi një pjesëtar të saj, koleg dhe ushtar, i cili me përkushtim i shërbeu misionit të saj. Le të pushojë i qetë”, ka shkruar Pendarovski në Facebook.

Shtatëmadhoria e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut informoi se në një spital në Prishtinë mbrëmë rreth orës 18 e 15 minuta papritmas vdiq ushtari profesional I.Ç. (44), i cili ishte në përbërje të kontigjentit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin KFOR.


Ushtarit profesional, i cili ka kryer detyra në togun për sigurim në komandën e KFOR-it në Pejë, gjatë orëve të pasditës iu përkeqësua gjendja, pas çka, menjëherë pasi është vërejtur nga të pranishmit, iu ofrua ndihma e parë nga ana e shërbimit kompetent sanitar në përbërje të kontigjentit. Menjëherë me helikopter ushtarak, në shoqërim të personelit mjekësor ushtarak u dërgua në spital në Prishtinë, si institucion më të afërt shëndetësor, ku filloi rianimimi, por pas një kohe të shkurtë u konstatua vdekja, për të cilën, sipas informatave të para, shkak me siguri është sulmi kardiak.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori