Pasi Donald Trump u rizgjodh president i SHBA-së, miliarderi Elon Musk i cili tani do të drejtojë Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), njoftoi se projekti ambicioz i SpaceX i udhëtimit në hapësirë “Earth-to-Earth”, së shpejti do të bëhet realitet.
Raketa Starship e SpaceX, e cila thuhet se është më e fuqishmja në botë, do të mundësonte udhëtimin ndërkontinental me shpejtësi të paparë.
Sipas një raporti nga Daily Mail, Starship mund të transportojë deri në 1000 pasagjerë për çdo udhëtim, duke fluturuar në orbitë paralele me sipërfaqen e Tokës, përcjell Telegrafi.
Kohët e parashikuara të udhëtimit janë: Los Angeles-Toronto për 24 minuta, Londër-New York për 29 minuta, Delhi-San Francisko për 30 minuta dhe New York-Shangai për 39 minuta.
Koncepti kohët e fundit ka marrë vrull në rrjetet sociale, me përdoruesin @ajtourville që shpërndan një video promovuese të projektit në X.
Postimi spekuloi se Administrata Federale e Aviacionit (FAA) mund të ndriçojë iniciativën nën një administratë të dytë të mundshme të Trump.
Ndryshe, Elon Musk ka reaguar ndaj këtij postimi dhe ka deklaruar: “Kjo tani është e mundur”.
This is now possible
— Elon Musk (@elonmusk) November 6, 2024
Ndërsa interesi publik rritet, vizioni i Musk për udhëtimin ultra të shpejtë mund të ripërcaktojë lidhjen globale, duke bërë të mundur kalimin e kontinenteve në minuta. /Telegrafi/