LAJMI I FUNDIT:

Nga raportimet online për parregullsi tatimore janë gjobitur 298 biznese

Nga raportimet online për parregullsi tatimore janë gjobitur 298 biznese

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se është rritur numri i qytetarëve të Kosovës që raportojnë për parregullsitë tatimore.

Nëpërmes një komunikate për media ATK bën të ditur se qytetarët në vazhdimësi janë duke bashkëpunuar me ATK-në, në mënyrë që të kapen rastet të cilat krijon shmangie tatimore, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrave zyrtare nga ana e punëtorëve të ATK-së.

“Vetëm gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti, përmes linjës online dhe kutisë së vërejtjeve janë raportuar 598 informacione për parregullsi tatimore, ku për të cilat janë gjobitur 298 biznese. Sigurisht një bashkëpunim si ky ka dhënë efektet e tij edhe në rritjen e të hyrave, rritjen e numrit të bizneseve të fiskalizuara, monitorim më efikas të veprimtarive të lojërave të fatit, etj”, thuhet në komunikatë.


Sipas ATK-së, kjo është vlerësuar edhe në raportimet e organizatave ndërkombëtare, ku së fundi UNDP ka publikuar raportin i cili ka të bëj me shkallën e korrupsionit në institucione, në të cilin përfshihet edhe Administrata Tatimore e Kosovës, ku perceptimi i prezantuar është në shkallen 18,2 për qind ose rreth 7 për qind më pak. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"

Ekonomi
Kalo në kategori