Sezoni veror ishte një tjetër periudhë e suksesshme për këngëtarin Butrint Imeri.

Këngëtari i njohur jo vetëm që solli disa këngë solo, por edhe erdhi me një bashkëpunim me dy emra të tjerë të njohur: Ledri Vula dhe Kida.


Kënga e tyre “Dale” ishte një prej hiteve më të dëgjuara të verës që po lëmë pas me mbi 47 milionë klikime në YouTube, megjithatë Butrint Imeri, ka tashmë gati edhe një tjetër projekt muzikor.

butrint official 241096746 947774935771099 6816726252761018947 n

Butrinti përmes një imazhi në InstaStory e ka cilësuar këngën e tij të re që mban titullin “Kuku”, si një “hit i radhës”.

butrint official 241231113 195110616017854 5803641019962069891 n

Këngëtari nuk ka dhënë më shumë detaje rreth datës së publikimit të këngës, dhe se çfarë ka përgatitur mbetet të shihet.

butrint official 241159708 226794529381258 5866381736687999961 n

Ndërkohë që po finalizohet projekti i ri, kjo nuk e ka ndalur Butrintin që të fillojë pushimet pas një sezoni të ngarkuar me koncerte. /Telegrafi/