Site icon Telegrafi

Nga ndërhyrja horror e Eric Baillyt, lojtari kundërshtar dërgohet me urgjencë në spital

Eric Bailly vazhdoi reputacionin e tij si një mbrojtës kaotik, pasi u përjashtua në Coup de France për goditjen e një lojtari në gjoks.

Lojtari u transferua te Manchester United nga Villarreali në vitin 2016 për rreth 35 milionë euro, si transferimi i parë i Jose Mourinhos në “Old Trafford”.

Pavarësisht se qëndroi me klubin deri në verën e kaluar, ai kurrë nuk ishte në gjendje të mbante një vend në formacionin fillestar të klubit, për shkak të mungesës së aftësisë apo formës.

Ai ishte gjithmonë i aftë për disa momente sublime të mbrojtjes, por ato zakonisht shoqëroheshin nga disa gabime absolutisht qesharake.

Ivoriani u largua nga Anglia për në Francë në afatin kalimtar të verës së kaluar, fillimisht si huazim për një vit, duke iu bashkuar skuadrës së Ligue 1, Marseille me një marrëveshje të përkohshme.

Përderisa tifozëve të United mund të mos ju mungojë tani, ai nuk u ka dhënë atyre shumë arsye që ata të flasin për kthimin e tij.

Të shtunën, skuadra e Igor Tudor u përball me ekipin e nivelit të katërt Hyeres në raundin e 64-të në Kupën e Francës, raundi i parë që merr pjesë skuadra e Ligue 1.

Bailly ia doli të fitonte vetëm një karton të kuq direkt në minutën e 15-të, me një sfidë me goditje karateje, drejt e në gjoksin e Moussa N’Diaye, i cili u hoq me barelë dhe u dërgua me një ambulancë.

Përjashtimi nuk bëri shumë për të ndaluar ekipin e ligës së lartë kundër kundërshtarëve të tyre në nivel më të ulët, me ish sulmuesin e United, Alexis Sanchez që shënoi nga një penallti ‘e dyshimtë’ në pjesën e parë.

U desh pak kohë për të përfunduar gjërat, por Bamba Dieng përfundimisht dyfishoi epërsinë për skuadrën e tij, duke shënuar në minutën e 70-të të lojës.

Nuk është hera e parë që Bailly nuk arrin të kontrollojë këmbët në një ndërhyrje, pasi për pak nuk e kishte goditur në kokë kundërshtarin gjatë një ndeshjeje kualifikuese për Kampionatin Botëror me kombëtaren e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version