Site icon Telegrafi

Nga Muslija te Hoxha e Idrizi, vlerësimet e futbollistëve shqiptarë nëpër botë

Një tjetër javë produktive për futbollistët e Kosovës në ligat më të forta evropiane.

Gola, asistime e ndeshje të mira në mbrojtje nuk kanë munguar nga futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës që paraqiten në kampionate të ndryshme.

Telegrafi në bashkëpunim me SofaScore ju sjell pesë lojtarët me notat më të larta në vikendin që kemi lënë pas.

Florent Muslija ka qenë fantastik në fitoren e Paderbornit 1-2 në udhëtim te Hamburgu.

Mesfushori dardan asistoi në dy golat e skuadrës së tij, teksa ka marrë notë të lartë 8,0.

Mbrojtësi i Kosovës, Lirim Kastrati ka pasur paraqitje të shkëlqyer për Ujpestin duke marrë notë 7,9.

Shkëlqim Vladi gjithashtu pati paraqitje shumë të mirë duke marrë notë 7,6 në fitoren e Luganos 2-1 ndaj Winterthur derisa dhuroi një asistim në këtë ndeshje.

Blendi Idrizi shënoi një gol në fitoren e Schalke 04 në udhëtim te Hansa Rostock duke marrë notë 7,4. Me notë të njëjtë si Idrizi u vlerësua edhe Florian Hoxha në fitoren e Grasshopperit 0-1 në udhëtim te Baseli. /Telegrafi/

Exit mobile version