Ekipet e shpëtimit në Tajvan po punojnë për të shpëtuar rreh 100 persona të bllokuar, një ditë pasi ishulli përjetoi tërmetin e tij më të madh në 25 vitet e fundit.
Tërmeti me magnitudë 7.4 goditi qarkun lindor të Hualien, duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur më shumë se 1,000 të tjerë.
Bëhet e ditur se disa prej njerëzve që kanë mbetur të bllokuar në tunele janë shpëtuar me helikopterë, por 34 të tjerë janë ende të zhdukur, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
“Nga mali filloi të binte shi gurësh si plumba, ne nuk kishim ku të shpëtonim, të gjithë vrapuan pranë thasëve të rërës për t’u mbuluar”, tha njëri nga të mbijetuarit i identifikuar me mbiemrin Chu.
Ndryshe, në Hualien përpjekjet për ndihmë po vazhdojnë ende, me punëtorët që përdorin ekskavatorë dhe pajisje tjera të rënda për të prishur disa nga ndërtesat e dëmtuara.
Gjithashtu, edhe gurët e mëdhenj po largohen nga rruga dhe linjat hekurudhore, në mënyrë që të fillojë përsëri shërbimi normal i transportit. E sasi të mëdha guri e zhavori po përdoren edhe për të mbështetur strukturën 10 katëshe të Uranit, e cila është anuar nga goditja.
Tërmeti i cili goditi 18 kilometra në jug të Hualien, pasoi me 200 goditje tjera dhjetëra prej të cilave ishin me magnitudë të paktën 6.5, gjë që ka shkaktuar alarme për cunami të mundshëm.
Ndërsa Tajvani ka një histori tërmetesh, si vendasit ashtu edhe të huajt që kanë jetuar në Taipei prej vitesh thonë se ky është tërmeti më i fortë që ata kanë përjetuar në dekada.
Tërmeti i fundit i madh me magnitudë 7.6 goditi vendin në shtator të vitit 1999, duke vrarë 2,400 njerëz dhe duke shkatërruar 5,000 ndërtesa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kujt ia la pasurinë Papa Françesku?

NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pasi Putini nisi sulmet ‘vrasëse’ në të gjithë Ukrainën

'Vladimir, ndalu” - Trump 'i pakënaqur' me sulmet ruse në Kiev

Formacioni shumëngjyrësh i Ministrisë së Brendshme të Republikës Serbe, me emblema të ushtrisë serbe në mbrojtje të Dodikut

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë pezulloi fondet buxhetore të partive politike të Republikës Serbe

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'