Site icon Telegrafi

Nga Klose te Fenomeni, Messi e Mbappe: Golashënuesit më të mirë në histori të Kampionatit Botëror

Ka përfunduar Kampionati Botëror ‘Katar 2022’ me Argjentinën që ka arritur të triumfojë në finalen e madhe të Kupës së Botës.

E gjatë zhvillimit të këtij botërori ka ndryshime edhe në listën e realizuesve në gjithë historinë e Kupës së Botës.

Në ‘Katar 2022’ çmimin si golashënuesi më i mirë e ka marrë Kylian Mbappe që realizoi tetë gola.

Me tetë golat e shënuar në Katar, Mbappe është futur në mesin e top shënuesve më të mirë në histori.

Megjithatë i pari mbetet ish-sulmuesi gjerman Miroslav Klose me 16 gola të realizuar.

Në vendin e dytë mbetet legjenda braziliane Ronalado Nazario me një gol më pak, derisa i treti është Gerd Muller me 14 gola.

Lionel Messi është ngritur në vendin e katërt me 13 gola, aq sa ka edhe francezi Just Fontaine.

Në vendin e pestë është një tjetër legjendë braziliane, Pele me 12 gola sa ka arritur edhe Mbappe. /Telegrafi/

Exit mobile version