Site icon Telegrafi

Nga Calafiori tek Retegui dhe Chiesa: Dhjetë lojtarët italianë më të shtrenjtë të afatit kalimtar veror

Pas përfundimit të afatit kalimtar veror në top pesë ligat evropiane, tani janë konfirmuar edhe dhjetë lojtarët italianë më të shtrenjtë që u transferuan diku tjetër gjatë kësaj vere.

Riccardo Calafiori u bë lojtari më i shtrenjtë italian pasi siguroi transferimin tek Arsenali për 50 milionë euro pas përfundimit të Euro 2024. Ai së fundmi bëri debutimin e tij në Ligën Premier, por ende nuk e ka fituar pozitën e startuesit.

Lojtari i dytë më i shtrenjtë i Italisë në verën e 2024 është një tjetër qendërmbrojtës, Alessandro Buongiorno, i cili iu bashkua Napolit nga Torino për 35 milionë euro.

Ka një tjetër mbrojtës në top pesë lojtarët më të shtrenjtë italianë këtë verë, por vendin e tretë e mban sulmuesi Mateo Retegui, i cili e zëvendësoi kolegun e tij Gianluca Scamacca pas transferimit prej 22 milionë eurosh nga Genoa.

Lista e plotë prej dhjetë lojtarëve italianë më të shtrenjtë të kësaj vere:

Riccardo Calafiori: Bologna → Arsenal €50m

Alessandro Buongiorno: Torino → Napoli €35m

Mateo Retegui: Genoa → Atalanta €28m

Raoul Bellanova: Torino → Atalanta €20m

Moise Kean: Juventus → Fiorentina €18m

Federico Chiesa: Juventus → Liverpool €15m

Caleb Okoli: Atalanta → Leicester City €14m

Marco Brescianini: Frosinone → Atalanta €12m*

Nicolo Cambiaghi: Atalanta → Bologna €10m

*do të thotë huazim me opsion blerje, që mund të bëhet e obligueshme

/Telegrafi/

Exit mobile version