LAJMI I FUNDIT:

Neymar: Jemi gati për Manchester Cityn, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve

Neymar: Jemi gati për Manchester Cityn, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve

Neymar ka folur për media para ndeshjes së parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve që Paris Saint-Germain do të luajë këtë të mërkurë kundër Manchester Cityt në “Parc des Princes”.

Braziliani ka thënë se ai dhe skuadra janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

“Jam shumë i kënaqur me sezonin që po bëjmë. Topi i Artë? Nuk është diçka për të cilën mendoj. Dua të fitoj Ligën e Kampionëve”.


I pyetur për të ardhmen e tij te PSG, klub me të cilin ka kontratë deri më 30 qershor 2022, ish-lojtari i Barcelonës tha se jemi duke biseduar e klubin.

“Nuk kam asgjë më për të thënë. Ne jemi duke biseduar me klubin dhe unë do të bëj atë që është më e mira për të gjithë. Jam i lumtur në Paris. Klubi është përmirësuar, është më i respektuar”.

“Ne jemi ndër skuadrat më të mira në të gjitha ligat kryesore. Ky është respekti që meriton PSG”.

“Është viti i dytë radhazi që jemi ndër më të mirët në Ligën e Kampionëve. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të arritur te trofeu”, ka thënë Neymar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Liga e Kampionëve
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Ligat tjera
Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Liga e Kampionëve
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Premier League
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori