Newsweek: Hillary Clinton, gruaja më e fuqishme e Amerikës

Hillary Clinton, në ditën e saj të fundit në Foggy Bottom, nuk është kursyer, edhe pse nga Turqia mbërritën lajme që prishin pak lamtumirën e saj: atentat ambasadës amerikane në Ankara. Por, asgjë nuk ia del t’i heqë buzëqeshjen.
Numri i fundit i Newsweek në kopertinë e kurorëzon atë si ''gruan më të fuqishme të historisë së Amerikës”, transmeton Shekulli. Aty përshkruhen etapat e ngjitjes së saj: nga roli i Zonjës së Parë, në karrigen në Senat, deri në kolltukun e shefes së diplomacisë. E më pas, pyetja e madhe mbi të ardhmen e saj, me mazhorancën e amerikanëve, që do të donin ta kishin në krye të Shtëpisë së Bardhë në 2016. Dhe, ajo që nuk e mbyll portën. “Ndihem e lumtur që kam ndihmuar për ta bërë botën më të sigurt”, thotë Clinton. /Telegrafi/




















































