Tri prurjet e vitit të kaluar në televizionin Klan, këtë sezon mbetën pa programe.
Nevina Shtylla, Arjola Shehu e Marina Vjollca nuk u rikthyen këtë Shtator.
Teksa për dy të fundit nuk dihet se çfarë do të bëjnë në sezonin e ri, për Nevinën është zbuluar më në fund.
Revista Who në Shqipëri ka bërë të ditur që largimi i saj nga Klani është definitiv.
Nevinën në sezonin e ri do ta shohim në Top Channel aty ku do e moderojë ‘Procesi Sportiv’.
Programi e sjell prezantuesen bukuroshe për të parën herë nën petkun e gazetares sportive teksa akoma nuk është gjetur partneri i saj në emision (nëse do të ketë një të tillë).
Kujtojmë se Ed Manushi i dha fund eksperiencës në emisionin sportiv duke marrë me vete edhe Fjoralba Ponarin tek programi i ri, me gjasë ‘E diell’, që nis në muajin Tetor.