Gjatë orëve të para të ditës së sotme, Izraeli dhe Hezbollahu kanë sulmuar njëra-tjetrën me raketa.

Gjersa grupi libanez thotë se ka lesuar 320 raketa në drejtim të Tel Avivit, izraelitët thonë se kanë bombarduar caqet e Hezbollahut në Liban.


Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka folur për herë të parë pas zhvillimet të reja në terren, shkruan skynews.

Screenshot 1 162

"Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur vendin tonë, për t'i kthyer banorët e veriut të sigurt në shtëpitë e tyre dhe për të vazhduar të mbajmë një rregull të thjeshtë: Kushdo që na dëmton, ne e dëmtojmë atë", tha shkurtimisht në një mbledhje të kabinetit të sigurisë.

Hezbollahu ka deklaruar se ka kryer sulme si shenjë hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë ushtarak, Fuad Shukr.

Ndryshe, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant shpalli gjendjen të jashtëzakonshme për 48 orët e ardhshme.

Kjo do të thotë se i jep Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) autoritetin për të vendosur kufizime në lëvizjen e civilëve. /Telegrafi/