Nesër në orën 11:00 është caktuar seanca plenare për zgjedhjen e qeverisë teknike në Maqedoni

Mandatari Talat Xhaferi në Kuvend e ka dorëzuar Programin dhe Propozimin për përbërjen e Qeverisë teknike, ndërsa kryeparlamentari Jovan Mitreski seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re e ka caktuar për nesër (28 janar, e diel) në ora 11:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Programin e Qeverisë, mandatari Xhaferi thekson se prioritet i kësaj Qeverie do të jetë organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike më 24 prill dhe 8 maj, vazhdimi i të gjitha proceseve që rezultojnë nga negociatat e nisura për anëtarësim me BE dhe integrimi i përshpejtuar evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë, rritje e standardit të jetesës duke rritur pagat dhe pensionet minimale dhe mesatare në 2024, uljen e inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe punësimit, mbështetje direkte për qytetarët dhe kompanitë në 2024 , shteti ligjor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rend dhe rregull i plotë i shtetit, vazhdimi i proceseve reformuese në të gjitha nivelet shtetërore.
Për këtë qëllim, Qeveria, bazuar në dialogun e gjerë ndërpartiak, do të mundësojë zbatimin me efikasitet të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për të mundësuar standardet më të larta evropiane në procesin e fushatës zgjedhore dhe vetë zgjedhjet, gjegjësisht të zhvillohen zgjedhje me ligjshmëri të plotë, legjitimitet dhe pranim konsensual të vullnetit elektoral të qytetarëve”, thuhet në programin e mandatarit Xhaferi.
Në propozimit, përbërja e qeverisë teknike do të jetë: zëvendëskryeministër i parë i qeverisë dhe zëvendëskryeministër për çështje evropiane do të jetë Bojan Mariçiq, ndërsa Artan Grubi – ministër i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve.
Me propozim të OBRM-PDUKM-së, për pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme është propozuar Pançe Toshkovski, si dhe propozimi i Gjoko Velkovskit për pozitën e ministrit të Punës dhe Politikës Sociale.
Në pozitat aktuale do të qëndrojnë ministrat Krenar Lloga – Ministër i Drejtësisë, Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi – Ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë, Ljupço Nikollovski – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë, Fatmir Mexhiti – Ministër i Shëndetësisë, Jeton Shaqiri – Ministër i Arsimit, Risto Penov – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Bisera Kostadinovska Stojçevska – Ministre e Kulturës, Azir Aliu – Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Bllagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Kaja Shukova – Ministri i Mjedisit dhe Fatmir Bytyqi, ministër pa resor i ngarkuar për çështjet ekonomike dhe Sllavica Grkovska, ministër pa resor përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët