Nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën që shpie në Parkun e Gërmisë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër me rastin e 1 Majit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugën që shpie për në Parkun e Gërmisë, përveç autobusëve të Trafikut Urban të linjës 4, Policisë, KFOR-it, EULEX-i dhe automjeteve tjera emergjente.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
Nesër, më 1 maj do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të NPL "Trafiku lJrban", linja 4, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të Ndërmarrjes "Hortikultura", të KRM "Pastrimi", të Drejtorisë së Inspeksionit dhe automjeteve emergjente, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Maji. Ndalesa do të vlejë për rrugët në drejtim të Parkut "Gërmia", ndërsa linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali. Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: "Normale", "Sofilia", "Tauk-Bahçe" dhe restoranteve - villa "Germia" , "Freskia" dhe "Lira" , do të jetë kryqëzimi i rrugëve "1 Tetori" - "Nazim Gafurri" dhe "Ymer Lutfi Paqarizi"; - Kryqëzimi i rrugëve "Nazim Gafurri" - "Xhavit Ahmeti" dhe "Dr. Lec Gradica"; - Kryqëzimi i rrugëve "Dr. Shpëtim Robaj" me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe parkut "Gërmia". Transporti publik i qytetarëve për në parkun "Gërmia" deri te pishina, do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të NPL "Trafiku Urban", linja 4. Inspektoret përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit gjatë ditës do të: - parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen - shërbimin ndaj qytetarëve; - organizojnë kujdestari, me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara. /Telegrafi/


















































