LAJMI I FUNDIT:

Nëse do t’i kishit investuar në kriptovaluta 2,000 dollarë, për një vit do t’i kishit mbi 500 mijë dollarë

Nëse do t’i kishit investuar në kriptovaluta 2,000 dollarë, për një vit do t’i kishit mbi 500 mijë dollarë

Për një valutë digjitale e cila në të kaluarën nuk ka qenë fare e njohur për publikun, ka qenë e vështirë të imagjinohej se ky aset – Bitcoini pra – sot do të vlente mbi 15,000 dollarë.

Vetëm 12 muajt e fundit mbreti i kriptovalutave, Bitcoin, ka shënuar rritje mbi 900%, shkruan Telegrafi.

Në fillim Bitcoin është përdorur vetëm për shitblerje të mallrave ilegale përmes internetit, por tani ajo periudhë është vetëm ‘faza rebele’ e historisë së rritjes të Bitcoinit.


Bitcoin dhe kriptovalutat tjera tani janë ndër temat më të diskutuara në vendin tonë dhe në botë, ku shumë shpesh njerëzit shprehen të penduar që nuk kanë investuar më herët.

Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve është duke investuar në kriptovaluta, përderisa pjesa tjetër refuzojnë ta bëjnë këtë duke e quajtur Bitcoinin dhe tregun e kriptovalutave si flluskë – pra si diçka që rritet e rritet, por në fund shpërthen dhe i bie vlera!

Sidoqoftë, ajo që i nxitë shumicën e njerëzve të investojnë në kriptovalutave është fitimi potencial të cilin mund ta kenë pas disa viteve.

‘Cryptoboomnews’ ka publikuar një foto me statistika, ku tregohet se sa do të ishte kapitali juaj me 1 janar të vitit 2018, nëse do t’i kishit investuar 2,000 dollarë me 1 janar të vitit 2017 (pra fitimi për një periudhë njëvjeçare).

Siç shihet edhe në fotografinë e mëposhtme, nëse do t’i kishit investuar nga 100 dollarë në 20 kriptovaluta të ndryshme të cilat kanë pasur potencial, kapitali juaj sot do të ishte mbi 520 mijë dollarë apo mbi 430 mijë euro.

Fitimin më të madh për një periudhë njëvjeçare me vetëm 100 dollarë investim e ka siguruar kriptovaluta XRB RaiBlocks (e cila është lansuar në muajin mars të vitit 2017), ku ato 100 dollarë investim tani vlejnë 319,556 dollarë si pasojë e rritjes së valutës nga 0.009 dollarë në 28.76 dollarë.

Vlen të ceket se edhe në Kosovë tani ka dhjetëra biznese të cilat pranojnë pagesa me kriptovaluta, siç janë disa agjenci të udhëtimit, auto sallone, kafene, etj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori