Ky është rezultati i një studimi gjerman, i cili paralajmëron pasojat e pritshme për gjithë rajonin, nëse zgjedhjet e përgjithshme, javën tjetër, do të shtrojnë rrugën për një referendum, i cili do të përcaktojë nëse Britania do të qëndrojë, apo jo në BE.
Studimi i fondacionti “Bertelsmann Stiftung” dhe institutit “ifo”, sugjeron se, edhe në rastin më të mirë, nëse Britania e pavarur nënshkruan një marrëveshje me BE-në, kostot do t’i tejkalonin përfitimet.

Humbjet ekonomike për Gjermaninë dhe shtetet anëtare në BE do të ishin shumë më të vogla, por kushdo do të humbiste. “Një Brexit është një lojë e humbur për këdo në Europë, nga një perspektivë ekonomike, në veçanti për Britaninë”, tha shefi ekzekutiv i “Bertelsmann Stiftung”.


“Por pavarësisht pasojave ekonomike, do të ishte një kthim prapa për integrimin evropian, por edhe për rolin e Europës në botë. Ndekja e kursit për një Brexit në zgjedhjet për Dhomën e Komuneve do ta dobësonte BE-në”.