Nëna e Bruce Willis, Marlene Willis, ka treguar se si sëmundja e yllit të filmit ka ndikuar në jetën e tij dhe mënyrën se si lidhet me botën përreth tij.
“Ajo nuk është e sigurt nëse djali i saj e njeh atë”, shpjegoi Wilfried Gliem, kushëriri i nënës së Willis, në një intervistë për BILD.
“Sjellja e tij është shumë më ndryshe, ka gjithmonë një agresivitet të lehtë dhe nuk mund të bëhet më një bisedë normale me të”.
From the Cannes archives, circa 1997. pic.twitter.com/1Hn8KmuSw2
— Demi Moore (@justdemi) May 17, 2022
“Edhe pse kjo sjellje është e zakonshme në gjendjen e tij klinike”.
Gliem tha gjithashtu se Marlene po vuan shumë për mbesat e saj, por ajo ka besim se familja do të mund ta kalojë këtë kohë të vështirë së bashku.
Të enjten e kaluar, përmes një deklarate u raportua se gjendja shëndetësore e Bruce Willis, i cili duhej të tërhiqej nga aktrimi pasi vuante nga afazia, ishte përkeqësuar vitin e fundit.
Happy Birthday, Bruce! Thankful for our blended family ? pic.twitter.com/CZ8Gm2Zsrh
— Demi Moore (@justdemi) March 20, 2022
Pas testeve të mëtejshme, aktori u diagnostikua me demencë fronto-temporale.
“Familja jonë donte të fillonte duke shprehur mirënjohjen tonë më të thellë për dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë që kur kemi treguar për sëmundjen e Bruce. Në vazhdën e kësaj, donim t’ju japim një përditësim për bashkëshortin, babanë dhe mikun tuaj rreth asaj që po përjeton”.
My heart goes out to Bruce Willis and his family, & also my gratitude for shining a much needed light on this disease. When people step forward it helps all of us. When people get a diagnosis it’s extremely difficult, but also for most a relief to get a diagnosis. pic.twitter.com/macAukMe7U
— Maria Shriver (@mariashriver) February 16, 2023
“Që kur treguam për diagnozën e Bruce në pranverën e vitit 2022, gjendja e Bruce ka ndryshuar dhe tani ka një diagnozë më specifike: demencë fronto-temporale (e njohur si FTD). Fatkeqësisht, sfidat me komunikimin janë vetëm një simptomë e sëmundjes me të cilën përballet Bruce. Ndërsa kjo është e dhimbshme, është një lehtësim të kesh më në fund një diagnozë të qartë”, thuhe në deklaratën e familjes. /Telegrafi/