Këngëtari Neki Emra është shumë i pëlqyer nga publiku për këngët e tij të veçanta dhe zërin melankolik.
Ai e ka nisur verën me “Shqip shqip”, një këngë 100 për qind në shqip, e cila është ritmike dhe u bën thirrje të gjithëve që ta shijojnë një verë të bukur e të këndshme, duke dëgjuar këngë në gjuhën e bukur shqipe.
Por ky nuk do të jetë projekti i tij i vetëm për këtë verë, pasi shumë shpejt ai do të sjellë edhe një këngë tjetër, ndërsa anash nuk mbesin as angazhimet në koncerte e mbrëmje muzikore. Në një intervistë për Telegrafin, Neki Emra vjen kësaj radhe për të na folur rreth më të rejave në jetën dh karrierën e tij.
Neki, keni publikuar para ca javësh projektin tuaj më të ri “Shqip shqip”. Sa u ndatë i kënaqur ke suksesin e saj?
Duke qenë që ky është një projekt veror, dhe njerëzit janë mësuar kryesisht me balada të më shohin , mendoj që ka qenë mjaft këngë e bukur dhe verore. Pasi nga mbrëmjet kudo që këndoj po e mësojnë dhe këndojnë fansat e mi mjaft lehtë, më duket që është pëlqyer. Shpresoj në fakt, që të jetë pëlqyer nga të gjithë.
Përse “Shqip shqip”. Është një lloj thirrje kënga juaj që të flasim dhe ta duam sa më shumë gjuhën tonë?
Është mesazh i qartë. Me këngën shqipe, me vallen shqipe, dhe me gjuhën shqipe nuk ka. Është e vërtetë që ne dëgjojmë muzikë edhe në gjuhë të huaj, por në momentin e parë që e dëgjojmë këngën shqipe të gjithë ngritemi në këmbë dhe me shume dashuri e entuziazëm këndojmë. Për këtë i ftoj të gjithë edhe ata që jetojnë jashtë Kosovës ta ruajmë e ta flasim me shumë dashuri gjuhën më të bukur në botë. Dëgjojeni dhe këndojeni këngën “Shqip Shqip”, sepse ia vlen.
Keni një zë shumë melankolik dhe të rrjedhshëm. Është kjo një arsye që këngët e tua rezultojnë gjithnjë të veçanta dhe priten mirë nga publiku?
Ju faleminderit për vlerësimin. Po gjatë gjithë ndërtimit të karrierës jam munduar të jem vetëm si unë. Nuk më pëlqejnë plagjiaturat. Të gjitha projektet jam munduar t’i kem pak më ndryshe. Edhe pse këto më verore që janë , mundohemi t’i bëjmë më atmosferike. Për mua ka një rëndësi të veçantë diksioni i këngëtarit, kështu ajo e bën këngën e kuptueshme dhe e rrit emocionin. Shpresoj të pëlqehet puna ime gjithmonë nga masa e gjërë.
Jemi në sezonën e verës. Cilat janë angazhimet tuaja gjatë këtyre muajve të nxehtë?
Po gjatë këtij sezoni kemi mjaft mbrëmje muzikore, po ashtu kam një numër të dasmave dhe po ashtu organizime tjera. Tani veç jemi ne valën e madhe te punës kështu që deri në shtator shpresoj dhe uroj që jo vetëm unë po të gjithë kolegët të kalojnë sa më lehtë e sa më mirë.
A do të ketë këngë tjetër gjatë sezonës. Nëse po? Mund të na zbuloni pak më shumë?
Kënga e radhës do të vijë në fillim të shtatorit. Është një baladë e punuar nga unë në tekst dhe kompozim. Orkestrimin serish ia kam besuar Florent Boshnjakut. Por tani s’dua të zbuloj më shumë kur ti vijë radha do t’i shpalosë të gjitha detajet lidhur me atë projekt.
Me gjithë këto angazhime, a gjen Neki kohë për pushime? Nëse po, cili është destinacioni juaj këtë vit?
Pushimet tani për tani janë mbyllur, deri të mbyllim edhe sezonin. Në shtator besoj do të gjej kohë për pushime. Ende nuk e kam vendosur, por do të jetë me siguri diku në largësi, sa më larg…
Jeni shumë i lidhur me bashkëshorten tuaj, Zana. Sa të ndihmon ajo në profesionin tënd dhe anasjelltas?
Po është krahu im i djathtë për shumë gjëra që i bëj në karrierë dhe në jetë. Unë mundohem t’i ia kthej po ashtu. Jemi në radhë të parë shokë të mirë e pastaj bashkëshort.
Kaq kohë bashkë, mendoni se ka ardhur koha për një bebe?
Aty vendos Zoti!
Një mendim i yti personal për tregun muzikor sot?
Tregu muzikor sot është më i vështirë se çdo herë tjetër. Konkurrenca është e jashtëzakonshme, është e vrazhdë, është aq e vështirë sa që për këngëtarët e rinj duket diçka e pamundshme të arrihet sukses I madh. Mendoj që duhet punë tepër e madhe që të arrihen sukseset sot. Dikur ka pas një numër shumë shumë të vogël të këngëtarëve, por sot kemi numër tepër të madh. Por mendoj që filtrimi bëhet nga publiku në fund të fundit.
Thënia jote e jetës?
Puno më shumë sesa që paguhesh, për tu paguar më shumë sesa punon!
Neki, faleminderit shumë që ishe pjesë e intervistës. Cili do të ishte një mesazh i yti për lexuesit në fund?
Ju falënderoj shumë për intervistën , I uroj të gjithë lexuesit tuaj për një sezon sa më të mirë, më shumë dashuri e shumë e shumë suksese. Duajeni njëri-tjetrin sa më shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025