LAJMI I FUNDIT:

“Ne zgjedhim lirinë”: Publikohet videoja e parë zyrtare e fushatës së Kamala Harris

“Ne zgjedhim lirinë”: Publikohet videoja e parë zyrtare e fushatës së Kamala Harris

Ekipi i fushatës së Kamala Harris ka publikuar videon e parë zyrtare me titull “Ne zgjedhim lirinë”.

Në video, shihet Harris duke pyetur: “Në çfarë lloj vendi duam të jetojmë?”

Ajo vazhdon duke thënë se ka “disa që mendojnë se duhet të jemi një vend i kaosit, frikës dhe urrejtjes”, përpara se të shtojë: “Ne zgjedhim diçka ndryshe”.


Bëhet e ditur se klipi përmban këngën Freedom të Beyonces, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Më pas shihet Harris duke deklaruar se vendi ka nevojë për liri jo vetëm për t’ia dalë mbanë, por edhe për të ecur përpara.

“Liria për të qenë të sigurt nga dhuna me armë”, dëgjohet të thotë Harris.

“Liria për të marrë vendime për trupin tuaj. Ne zgjedhim një të ardhme ku asnjë fëmijë nuk jeton në varfëri. Ku të gjithë mund të përballojnë kujdesin shëndetësor, ku askush nuk është mbi ligjin”, shton demokratja.

“Ne besojmë në premtimin e Amerikës dhe jemi gati të luftojmë për të, sepse kur luftojmë, fitojmë”. /Telegrafi/