Shkrimi në gjuhën frënge i gjeografit Charles Rabot, “Numërimi i popullsisë që flet shqip, frëngjisht, greqisht, sllovenisht dhe gjermanisht në mbretërinë e Italisë”, më 1903 – i mbështetur po ashtu në punën e M. H. Raseri, të publikuar në vitin 1902 në “Bulletin international de l’Institut de la statistique”, Romë – na sjell disa të dhëna interesante mbi komunitetin shqiptar (arbëresh).
Numërimi është kryer me 10 shkurt të 1901 (40 vite më vonë se regjistrimi i vitit 1861), i cili klasifikon popullsitë sipas gjuhës që përdornin në jetën e përditshme.
Sipas këtij regjistrimi, 252,600 banorë ose 58,208 familje, të cilat banonin në 178 komuna, nuk përdornin italishten si gjuhë komunikimi. Si rrjedhim, komuniteti shqiptar renditej i pari, i ndjekur nga francezët, grekët, sllovenët, gjermanët dhe katalanasit. Gjuha shqipe flitej në 21,564 familje ose prej 90,000 individësh të shpërndarë gjeografikisht në 47 komuna të Italisë jugore dhe të Sicilisë.
Në distriktin e Cosencas, në Kalabri, shqiptarët formonin një grup të konsoliduar.
Jetonin aty 9,251 familje (pothuajse 39,000 individë) të vendosur në qytezat:
Castrovillar : 5,253 familje në 16 komuna
Rossano: 2,053 familje në pesë komuna
Cosenzas: 1,569 familje në katër komuna
Paola : 484 familje në një komunë
Në 17 prej 26 komunave të distriktit të Cosencas, shqiptarët përbënin dy të tretat ose të gjithë popullsinë e këtyre zonave lokale. Ndërsa, në distriktin e Catanzaros, i cili ndodhet në Kalabrinë veriore, jetonin 1 543 familje që flisnin shqip, ose pothuajse 6 570 individë të shpërndarë në gjashtë komuna (tre në qytezat e Catanzaros, dy në Cotrone dhe një në Nicastro).
Pra, në Kalabri formohej komuniteti më i madh i popullsisë që fliste shqip në Itali. Gjithsesi kishte komunitete shqiptare të izoluara gjeografikisht në disa provinca të tjera jugore, si për shembull: 55 familje në Abruzzes, 2,121 në Molise, 886 në Campanie, 2,530 në Basilicate dhe 3,290 në Sicili.
Këto 8,882 familje banonin në 27 komuna, ndër të cilat 14 ishin të tëra ose pothuajse të tëra shqiptare, ndërsa 13 të përziera, ku dominonte gjuha italiane.
“Këta shqiptarë kanë emigruar në Itali në shekullin XV dhe XVI”. Kuptohet se autori e ka fjalën për arbëreshët. Ai shton se që nga ajo kohë, shqiptarët kanë ruajtur me devotshmëri, jo vetëm gjuhën e tyre, por edhe traditat, këngët e tyre kombëtare, madje edhe kostumet, siç e kanë konstatuar dhe vetë turistët të cilët kanë vizituar fshatin e bukur shqiptar të Piana dei Greci, i cili ndodhet në hyrje të Palermos. Sipas numërimit të vitit 1861, në Itali jetonin 55,443 shqiptarë. Sipas autorit, mendohet se ky numërim nuk është realizuar i tëri, prandaj në vitin 1901 numri i shqiptarëve del më i lartë. Në tjetër faktor shpjegues është dhe shkalla e lartë e fertilitetit tek popullsia shqiptare. /darsiani.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBranisllav Nushiqi, për Kosovën (1912): Toka e ilirëve - arbanasëve
Letra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
Komiti shqiptar në arrati, në një shpellë me një ujk: Kur e vranë ujkun, humbi shpresa!
Teatri epik i Brehtit
Mbrojtja e kulturës duhet të jetë qëllim i OKB-së - dhe një qëllim njerëzor
NUK DI SI TA THEM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?